Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë. Ajo priti sot deputeten dhe Anëtaren e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe çështje evropiane në Parlamentin Grek, Eirini Rena Dourou.
Në këtë takim Tahiri shprehu gatishmërinë e Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe duke kërkuar që Greqia të rreshtohet në anën e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi zyra e zëvendëskryeministres.