• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Tahiri: Aleanca strategjike me SHBA-të është interes nacional
Nacionale

Tahiri: Aleanca strategjike me SHBA-të është interes nacional

by Redaksia 2LONLINE 14 Shkurt, 2017 3 min read
 Tahiri: Aleanca strategjike me SHBA-të është interes nacional
Tahiri: Aleanca strategjike me SHBA-të është interes nacional

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri është takuar në një drekë pune me Matthew Palmer, drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer. Sipas saj, Aleanca strategjike me SHBA-të është interes nacional

Në këtë takim, ministrja Tahiri vlerësoi lartë angazhimet z. Palmer në proceset e rëndësishme për Kosovën dhe rajonin në gati tre dekadat e punës së tij si diplomat amerikan dhe sidomos në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Është qenësore që SHBA-të të vazhdojnë rolin udhëheqës në proceset e paqes dhe perspektivës euroatlantike të rajonit”, tha ministrja Tahiri, duke e siguruar z. Palmer se për Kosovën aleanca strategjike me SHBA-në është interes nacional dhe se Kosova po ecë sigurt në rrugën euroatlantike, përmes një qeverisje demokratike dhe reformatore.

Ministrja Tahiri e njohu nga afër z. Palmer me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe vendosmërinë e shtetit të Kosovës për të bërë progres të gjithanshëm dhe përshpejtim të integrimeve euro-atlantike.

“Kosova është një model për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunime rajonale, të cilën po e dëshmon edhe në dialogun e Brukselit”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se provokimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës i menaxhuam me maturi dhe të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

Nga ana e tij, drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, z. Palmer tha se SHBA-të mbështesin fuqishëm shtetin e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike.

“Ne vlerësojmë progresin që është arritur në Kosovë dhe përkushtimin tuaj serioz për reforma dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tuaj”, tha z.Palmer, duke shprehur kënaqësinë që edhe vet ti shohë përparimet e Kosovës. Ai potencoi se përkushtimi i SHBA-ve për Kosovën dhe rajonin do të jetë i njëjtë siç ka qenë gjatë gjithë proceseve të lirisë dhe pavarësisë së saj. Ai po ashtu theksoi se SHBA-të mbështesin dialogun për fqinjësi të mirë që po zhvillohet në Bruksel, duke thënë se është në interes për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ardhmërinë euroatlantike të Kosovës.

Në fund të takimit, z. Palmer tha se e mirëpresin që ministrja Tahiri të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në SHBA.

Tags: Kosova kryesore miqesia SHBA
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Kosova, shteti pa asnjë gazetë ditore

24 Maj, 2022

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

22 Maj, 2022

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022

Kosova mes shpresës dhe zhgënjimit!

20 Maj, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com