Tahiraj thotë se, SHIK-u ishte themelues i PDK-së, AAK-së dhe VV-së
“Tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA u aktivizuan nga SHIK-u. Figurat besnike të SHIK-ut ishin në ballë të protestave”
Situata tejet e rëndë dhe kaotike në Kosovë është rezultat i një skenari të përgatitur mirë me vite të tëra dhe i aktivizuar atëherë kurë u formua qeveria e re nga kryeministri Isa Mustafa.
Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, thotë për gazetën “Bota sot” se, pas formimit të qeverisë, momenti shumë i pritur erdhi. Tani vetëm duhej inskenuar diçka shumë të ndieshme, aty ku më së shumti i prekë dhe ju dhembë shqiptarëve.
Sipas tij, edhe kjo plagë e rëndë dhe shumë e ndieshme ku do i ngritë shqiptaret u gjend. Ishin protestat shumë të drejta të nënave gjakovare kundër deklaratës fashiste të ministrit serb në qeverinë e Kosovës, Jabllanoviç.
“SHIK-u famëkeq i shpërndarë në të gjitha partitë e shfrytëzoj në mënyrë shumë perfide këtë protestë të nënave Gjakovare. Tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA u aktivizuan tani nga SHIK-u. Ato tani dolën haptas në ballë të protestave, madje figura besnike të SHIK-ut ishin në ballë të tyre. Kërkesat e tyre për largimin e ministrit Jabllanoviç dhe ligji për Trepçën ishin vetëm pretekst për të protestuar”, vlerëson Tahiraj.
Ai pohon se, qëllimi i tyre kryesorë ishte rrëzimi i qeverisë sepse nuk mundë të shohin në krye të qeverisë një kryeministër nga LDK-ja, parti të cilës pikërisht kjo organizatë kriminale i qëndron pas vrasjes së figurave më të rëndësishme të sajë.
“SHIK-u ishte edhe themelues dhe tani drejton edhe këto tri parti PDK, VV, AAK. Të gjitha veprimet kriminale që qeveria Thaçi i bëri për vite të tëra si vrasjet politike, korrupsioni, hajnia e pasurisë së Kosovës, pasurimi marramendës i qeveritarëve dhe besnikëve të tij, shkatërrimi i arsimit, shëndetësisë dhe ç’do gjëje presperues në Kosovë janë shkaktarët kryesorë që pakënaqësitë e popullit të Kosovës të akumuluara me vite të shpërthejnë një ditë”, deklaron ai.
Tahiraj pyet se pse ato nuk shpërthyen më parë, por pikërisht, pas formimit të qeverisë?
“Përgjigjeje ime është, SHIK-u famëkeq po shfrytëzon të gjitha këto pakënaqësi mbarë popullore që me vite vetë i mbolli, po i aktivizon ato një nga një dhe qëllimi kryesorë është rrëzimi i qeverisë dhe Kryeministrit kukull Mustafa, si përgjegjës kryesorë për këto probleme. Pastaj pasi qeveria Mustafa të bije, të sulmohet LDK për të gjitha dështimet dhe përfundimisht ti jepet goditja përfundimtare shkatërrues LDK-së së Ibrahim Rugovës”, vlerëson ai.
Tahiraj më tej thotë se, pas gjithë këtij skenari shkatërrues dhe eliminues të LDK-së e cila është pengesa kryesore, SHIK-u ta ketë terrenin e pastër dhe të formoj qeveri që aji e dirigjon dhe mbulon të gjitha aktet kriminale që i ka bërë para, gjatë dhe pas lufte.
“Një skenarë i tillë po luhet edhe me zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Po të shikosh skenat e dhimbeshe nëpër stacionet e autobusëve të cilat të kujtojnë kohen Millosheviqiane, madje edhe ma të tmerrshme sepse Kosova sot është e lirë, detyrimisht mendja të shkon në një skenarë të përgatitur mirë. Në Kosovë po zhvillohet një propagandë e tmerrshme e një lufte speciale se ç’do gjë është zi në Kosovë dhe se e vetmja rrugë “shpëtimi” është rruga pakrye drejt Evropës”, thekson ai.
Ai më tutje pyet se, a thua vallë pse nuk reagojnë institucionet e Kosovës kundër kësaj gangrenë që aq shumë po e shkatërron vendin tonë Institucionet e specializuara të Kosovës duhet ta luftojnë dhe eliminojnë përfundimisht këtë propagandë të një lufte të tmerrshme speciale e jo ta shikojnë nga bregu sikur nuk po ndodhë asgjë?
“A po ndoshta vallë a mos janë edhe ato pjesë e këtij skenari ogurzi? Të gjitha këto pakënaqësi dhe revolta që u shfaqen në forma të ndryshme, dhe do shfaqen edhe në të ardhmen, madje me intensitet të shtuar janë fakte të pamohueshme se janë të koordinuara mirë dhe se qëllimin kryesorë kanë goditjen përfundimtare dhe shkatërrimin definitiv të LDK-së”, pohon ai.
Tahiraj thotë se, këtë po e bëjnë përmes kryeministrit Isa Mustafa e që aktualisht është edhe kryetarë i LDK-së.
“Unë edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë atyre idealistëve të filozofisë Rugoviane që të aktivizohen dhe më tërë qenien e tyre të punojnë që kjo mos të ndodhë. Në zgjedhjet që do mbahen në LDK duhet që ky skenarë të bije, SHIKISTAT jashtë LDK-së, drejtimi i partisë të merret nga Rugovizmi dhe sa më parë të shkatërrohet edhe ky koalicion që është shkatërruesi i LDK-së dhe mbarë Kosovës”, thotë Saim Tahiraj.
