DYLON

Ta ruajmë frymën rugoviane si vlerë kombëtare dhe demokratike

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arbër R. Ismajli

/2L ONLINE/ – Sot, njëzet e gjashtë vite më parë u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës. Atëherë unë isha krejt i ri. E kuptova vetëm që ishte diçka shumë e rëndësishme. Burra e gra të rinj e të reja, mblidheshin bashkë dhe flitej gjatë për shpresën dhe mundësinë e realizimit të ëndrrës; një jetë në liri, ti jepej fund robërisë.

EkoHigjiena

Shtresa më e ndritur e kombit kishin vendosur, për ti dhënë fund robërisë, shtypjes dhe pushtimin serb. Kishin vendosur të afirmojnë idenë e pavarësisë. Njëzëri ishte propozuar Dr. Ibrahim Rugova, të udhëhiqte këtë ëndërr e këtë parti. Njeri i mençur i urtë dhe i vendosur në qëndrime. Ky do bëhej atëherë dhe do mbetej deri në fund të jetës së tij kryetar i LDK-së. Që nga ajo ditë për Kosovën, filluan ndryshimet substanciale.

Filloj vetëdijesimi se Kosova duhet të jetë e pavarur. Edhe pse skeptikët nga radha e atyre që ishin pajtuar me bashkim-vëllazërimin, e shihnin si iluzive edhe vet idenë e tillë.

Integrimin në mekanizmat ndërkombëtar, Kosova e mbikëqyrur ndërkombëtarisht, konsiderohej iluzion. Por, elita kombëtare në krye me kryetarin Rugova do të arrij shumë shpejtë të afirmoi programin nacional, liri, demokraci dhe pavarësi. Pavarësinë që tani po e gëzojmë me të gjitha vështirësitë që ka Kosova aktualisht!

Afirmimi i Kosovës në botë përmes LDK-së dhe liderit nacional, kishte një frymë krejt tjetër nga ajo që tani po e shohim. Një gjeneratë e tërë kontribuoi për të krijuar një vetëdijesim tjetër.

E gjitha tashmë na del si imperiativ i kohës për tu angazhuar me korrektësi dhe dashuri ndaj vlerave kombëtare në mënyrë që ti rikthehet dinjiteti LDK-së. Të mbahet e gjallë, filozofia e saj e bazuar në besimin dhe mirëkuptimin mes veti.

Duke ju dhënë përparësi atyre që dinë, munden dhe kanë guximin qytetar për reforma partiake e shtetërore. Atyre që deri dje ishin shtylla e kombit dhe e vet LDK-së dhe atyre që u rritën dhe u zhvilluan me filozofin rugoviane!

Atyre të cilët i shtruan rrugën pavarësisë së vendit, krijuan vlerat e mirëfillta demokratike dhe e bën Kosovën të njohur ndërkombëtarisht si një komb paqedashës dhe i mençur.

Paradoksale është se njerëzit e tillë eliminohen politikisht për tu zëvendësuar me antivlera. Uroi të këndellemi të avancojmë vlerat dhe programet për reforma, duke ruajtur frymën rugoviane si vlerë kombëtare dhe demokratike.

LDK-ja, e 23 Dhjetorit 1989, ishte dhe mbetet bazamenti i filozofisë së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kosovës demokratike, të integruar në UE dhe mekanizmat ndërkombëtar, me miqësinë e përhershme të SHBA.

Duke ruajtur vlerat kombëtare, duke u motivuar për punë, për një jetë më të mirë dhe duke i hapur rrugët për një lëvizje të lirë në Evropë, atje ku edhe e kemi vendin.

Anëtarësisë së LDK-së ju uroj; 26 vjetorin e themelimit të partisë e cila i shtroj themelet e demokracisë dhe afirmoj vullnetin e popullit për liri!

Duke shpresuar dhe duke besuar se do ti kthehemi traditës me vepra e jo me fjalë me punë e jo me korrupsion, me besim e jo me mashtrime, duke ruajtur miqësinë me të gjithë ata që na u gjenden pranë!

Urime!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.