DYLON

“Ta përkrahësh ‘Zajednicën’ është ta përkrahësh modelin rus që e përdor Serbia”

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka shkruar në profilin e tij se ta luftosh modelin rus nënkupton ta luftosh ‘Zajednicën’. Njëkohësisht ta përkrahësh ‘Zajednicën’ është pikërisht ta përkrahësh modelin rus që e përdor Serbia për kontroll politik mbi shtetet që kanë dal nga ish Jugosllavia e që i ka në kufi.

Ja postimi i tij:

EkoHigjiena

Rusia, e Putini, janë hegjemonistë e imperialist, të cilët dhunshëm, herë përmes kontrollit politik në institucionet qendrore, e herë përmes okupimit faktik të një pjese të territorit, ushtrojnë kontroll gati në të gjitha vendet e ish Bashkimit Sovjetik, e të cilat i ka në kufi.

E njëjtë është Serbia, e Nikoliqi, Vuçiqi e Daçiqi në të. Ushtrojnë kontroll në Bosnje përmes Republikës ‘Srpska’, në Maqedoni përmes kontrollit faktik përmbi Gruevskin e VMRO-DPMNE-në, në Mal të Zi përmes serbëve atje. Në Kosovë përmes strukturave ilegale e kriminale, përmes Listës ‘Srpska’ e në të ardhmen përmes ‘Zajednicës’. I njëjti model sikur i Rusisë.

Ta luftosh modelin rus nënkupton ta luftosh ‘Zajednicën’. Njëkohësisht ta përkrahësh ‘Zajednicën’ është pikërisht ta përkrahësh modelin rus që e përdor Serbia për kontroll politik mbi shtetet që kanë dal nga ish Jugosllavia e që i ka në kufi.

Hashim Thaçi nënshkruan marrëveshje me Daçiqin (njërin prej politikanëve më pro rus në Serbi) për ‘Zajednicën’, dhe pastaj përdor policinë e Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje. Bashkë me Isa Mustafën, këta janë shndërruar në vegla të ‘modelit rus’ në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.