Sytë e verbuar nga militantizmi politik e kanë të vështirë ta shohin të vërtetën!
Nga: Arbër Ismajli
Është e vështirë të shkëputesh nga bindjet e verbëta, sidomos kur ato shoqërohen me një vend pune të pamerituar apo me ndonjë përfitim të vogël personal, ndërkohë që shumë njerëz të ndershëm, të sinqertë dhe të drejtë vuajnë me vite, pa pasur mundësinë që e meritojnë.
Politika nuk është pronë e partive dhe as privilegj i militanteve! Politika është art, është përgjegjësi, është shërbim ndaj qytetarit dhe, mbi te gjitha, është drejtësi e barabartë dhe angazhim për të mirën e përbashkët.
Prandaj, vazhdoni të reagoni ose të heshtni, vazhdoni t’i mbyllni sytë para realitetit, por mos harroni një gjë: një ditë, fëmijët tuaj do t’ju pyesin se në cilën anë të së vërtetës qëndruat dhe çfarë bëtë për vendin tuaj.
Sepse pushtetet ndryshojnë, interesat kalojnë, por dinjiteti, ndërgjegjja dhe përgjegjësia ndaj shoqërisë mbeten.
Gjilani është vlerë, traditë dhe kulturë! Ai meriton më shumë së militantizëm të verbër, më shumë se interesa personale dhe shumë më tepër se heshtje përballë padrejtësisë.
Gjilani meriton drejtësi, meritokraci dhe njerëz që i shërbejnë qytetit, jo që e përdorin atë për interesat e tyre! /2LONLINE/
