DYLON

Synohet të ruhet fondi i paraleleve dhe profesorët ei kualifikuar të mos mbetet pa punë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kreu i Komunës ës Kamenicës Begzad Sinani ka takuar drejtues të drejtorisë Komunale të Arsimit, drejtorë të shkollave dhe profesorë me të cilët ëshët bashkëbiseduar për për sfidat me të cilat do të ballafaqohen në shtator me fillimin e vitit shkollor,konkursin për nxënës dhe mësimdhënës për vitin 2014/2015.

Drejtori i Arsimit Agim Shkodra dhe komisioni për pranimin e nxënësve paraqiten numrin e nxënësve që kanë aplikuar dhe fondin e orëve. Ata shprehen shqetësimet e tyre për shuarjen e klasës së XIII dhe për paraqitjen e numrit e vogël të nxënësve, ku disa profesorë mund të mbesin pa punë.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani tha ka thënë se nuk është i interesuar të veprojë në baza partiake mirëpo është i interesuar që të kemi një arsim të mirë dhe cilësor.

“Qëllimi im është të ruhet fondi i paraleleve dhe asnjë profesor i kualifikuar të mos mbetet pa punë, në bazë të mundësive financiare dhe ligjore duke respektuar kriteret dhe udhëzimet nga Ministria e Arsimit” tha Sinani. /2L ONLINE/