DYLON

Synohet rritja e qasjes së shërbimeve komunale ndaj komuniteteve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Kamenicës dhe Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve, nënshkruan sot një Memorandum të Mirëkuptimit, nëpërmjet së cilës synohet rritja e qasjes së shërbimeve komunale ndaj komuniteteve si dhe krijimi i një ambienti më të mirë i punës për individët jo-shumicë që synojnë karrierë në shërbimin komunal.

Memorandumi i Mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani si dhe drejtori i Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI), Adrian Zeqiri.

EkoHigjiena

Realizimi i tij do të bëhet në kuadër të projektit “Përvetësimi i Gjuhëve Zyrtare për Zyrtarët Komunal në Kosovë 2015” i cili financohet nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare (KLPK) i OSBE-së dhe nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët/Zyra e Kryeministrit në periudhën prej muajit mars deri në nëntor të vitit 2015.

Kryetari Sinani vlerësoi lart këtë Memorandum, i cili do veç tjerash parasheh që një përqindje e madhe e zyrtarëve komunal të ndjekin kurset e gjuhëve si dhe një sërë përparësish tjera./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.