/2L ONLINE/ – Kryetari I degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti, priti në një takim rasti një delegacion të Rinisë Demokratike të Kosovës, të PDK-së, në krye me kryetaren, Shpresa Rama.
Kryetarja e Rinisë Demokratike të PDK-së, Shpresa Rama dhe zv. kryetari Andin Hoti, u pritën nga kryetari i degës së Gjilanit, Zenun Pajaziti dhe të rinjët e PDK-së në këtë qytet. Me këtë rast, Kryetari Pajaziti, i njoftoi përfaqësuesit e RDK-së nga qendra, për aktivitetet dhe hapësirën që kanë të rinjtë e PDK-së në degën që drejton ai.
Ndërsa kryetarja e RD-së, Shpresa Rama falënderoi kryetarin Zenun Pajaziti, për rëndësinë që është duke iu dhënë të rinjve në degën e Gjilanit, si dhe të rinjtë për kontributin e dhënë në avancimin e rinisë. Ajo diskutoi edhe për projektet që bashkarisht do t’i ndërmarrin në të ardhmen.
Ndërkaq, zv.kryetari Andin Hoti tha se shumë shpejt së bashku me kryetarin Zenun Pajaziti do të bëjnë konsolidimin e Rinisë Demokratike, në degën e Gjilanit, dhe se me vullnetin e punën e përbashkët do ta kthejnë fitoren e fuqishme në Gjilan. /2L ONLINE/