Synohet fuqizimi i këshillave lokale
(2L ONLINE) – Organizuar nga OJQ-Elita Viti dhe në bashkëpunim me OSBE-në është mbajtur dje një punëtori me temën “Fuqizimi i rolit të Këshillave të fshatrave në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në vendimmarrje” Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Komunës së Vitisë, Këshillave lokale dhe përfaqësues të partive politike.
Gjatë kësaj punëtorie është folur për rëndësinë që kanë Këshillat Lokale në procesin e vendimmarrjes si dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre këshillave në gjetjen dhe adresimin e nevojave të qytetarëve tek Institucionet komunale vendimmarrëse dhe përfaqësimit të qytetarëve përmes këtyre këshillave dhe rritjen e bashkëpunimit në mes tyre.
Sami Demelezi i cili ishte i deleguar për të folur në emër të Qeverisë Komunale të Vitisë foli rreth rëndësisë së bashkëpunimit të Këshillave Lokale me Institucionet Komunale të Vitisë duke potencuar se ky bashkëpunim është i rregulluar përmes Rregullores Komunale që është i aprovuar në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Ndërkaq Ibrahim Sefedini nga OJQ-Elita në Viti tha se përmes këtij takimi synohet që të rritet bashkëpunimi në mes të këtij këshilli me institucionet komunale të Vitisë.
Ai ndër tjerash shtoi se bashkarisht duhet të shikohen mundësitë që aktiviteti i këshillave të fshatrave dhe të qytetarëve në përgjithësi të rritet në aspektin e pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse.
Ndërkaq disa nga përfaqësuesit e këshillave të fshatrave paraqitën punën e tyre si dhe vështërësit që po hasin në punën e tyre duke potencuar mungesën kompensimit me para.
Xhelal Shabiu Inspektor Komunal për Mjedis gjatë këtij takimi shfrytëzoi rastin duke ju bëri thirrje këshillave lokale që të bashkëpunojnë në indetifikimin e ndotësve të ambientit si dhe të kyçën në sistemin e menaxhimit të mbeturinave./2L ONLINE/
