Synohet forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar

Synohet forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit ndërkufitar

Sot në Gjilan u mbajt takimi i tretë i Komitetit të Përbashkët i Koordinimit të Rrjetit, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Konkurrencës përmes Bashkëpunimit dhe Inovacionit: Hyrja në tregjet e eksportit për produktet artizanale”.

Takimet e Komitetit të Përbashkët të Koordinimit synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ne mes përfaqësuesve te Komunave te Regjionit te Gjilanit – Shkupit, Kumanovës dhe Çairit, në funksion të bashkërendimit te veprimeve ne çështje te interesit te përbashkët ndërmjet dy shteteve Kosovë-Maqedoni Veriore.

Në takim u diskutuan temat:

1. Krijimi i Kooperativave përmes rrjetëzimit të zonave kufitare ndërmjet artizanëve, shoqatave, odave të artizanëve, institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore përgjegjëse për politikat publike relevante për punimet artizanale, si dhe institucionet përgjegjëse për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale artizanale.
2. Politikat publike Inovative për të krijuar një mjedis të favorshëm për prodhimin dhe shitjet artizanale në tregjet e huaja, përmes Kooperativave.
3. Sigurimi i qëndrueshmërisë së strukturave të krijuara për mbështetjen e artizanëve.
4. Prezantimi dhe diskutimi rreth Web Platformës së krijuar në kuadër të projektit.
Projekti financohet nga Unioni Evropian dhe implementohet nga ATRC, Kreacija dhe Zenith.

KOMENTE