/2L ONLINE/ – Reshjet e shiut, që ditëve të fundit kanë rënë dhe mund sërish të bien me intensitet të shtuar në Gjilan kanë krijuar telashe për banorët e Gjilanit, e veçanërisht për banorët e lagjes Fidanishtja 2, përkatësisht lagjes afër fshatit Kufcë. Këta banorë të kësaj lagjeje të re, tashmë janë në hall të madh, sepse ka kohe qe rrjeti i kanalizimit të tyre është jofunksional, teksa gypat janë të bllokuar, përkatësisht të montuar për shkak të mbeturinave dhe baltës që i sjell shiu.
Duke e marrë parasysh këtë brengë të këtyre qytetarëve të kësaj lagjeje, Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, njëherësh njëri nga asamblistët që shumë shpesh ngrit çështje dhe brenga të qytetarëve në komunën e Gjilanit, këtë herë me një kërkesë zyrtare ju është drejtuar Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike në Gjilan, duke kërkuar
një informatë zyrtare për masat adekuate që ka marrë komuna për banorët e lagjes Fidanishtja 2, gjatë dhe pas shiut, që po e mbulon me ujë këtë pjesë të qytetit.
“Kërkojmë nga Ju, që të na informoni saktë se çfarë masa adekuate ka marrë komuna, për banorët e lagjes Fidanishtja 2, me rastin të reshurave atmosferike, përkatësisht shiut, i cili po e vërshon tërë këtë lagje, duke ju sjellë këtyre banorëve shumë dëme, telashe dhe vështirësi të ndryshme. Ajo që më shumti po i brengos këta banorë të kësaj periferie, pas shiut, që ditëve të fundit binte me intensitet të madh është se po ua dëmton përveç tjerash kanalizimet, por edhe gjërat tjera, gjë që po shkakton kundërmim të theksuar dhe mbase të rrezikshme për shëndetin e njeriut”, ka thënë në shkresën e tij, Sylejmani.
Sipas tij, është detyrë e organeve komunale, që t’ju dilet në ndihmë këtyre banorëve, sepse në radhë të parë është obligim dhe përgjegjësi zyrtare, derisa këta banorë me kontributet e tyre për mirëmbajtjen e kanalizimeve janë të përgjegjshëm dhe korrekt.
Sipas Sylejmani, i cili ka dalë edhe në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën e krijuar pas shiut të rënë, ka thënë, se në këto situata me të reshura të larta, kanalizimet shumë shtëpive ju futen brenda, e shumë të tjerëve podrumet veç ua mbulon. Gjithashtu Sylejmani ka hasur në disa peseta ta hapura, e që mund të supozohet se tashmë kapakët e tyre edhe mbase janë vjedhur për të shitur si material i ngurtë prej metali.
“Kërkojmë nga organet relevante të komunës që këtyre banorëve, një pjesë e konsideruar e tyre janë taksapaguesit e rregullt dhe të ndërgjegjshëm të komunës, që një afat sa më të shkurtër kohor, këtë problem t’ua zgjidhin, në mënyrë që mos të kenë në të ardhmen farë këso lloj shqetësimi”, ka thënë Sylejmani. /2L ONLINE/