/2L ONLINE/ – “Ndonëse është proklamuar dhe prezantuar nga drejtuesit më të lartë të arsimit në Gjilan, se të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë tashmë janë në fazën përfundimtare dhe gjithçka pritet që me 1 shtator të fillojë siç është më së miri, megjithatë edhe ky vit shkollor sikur shumë vite të tjera në Gjilan do të nis me të vjetrën, pa ndonjë risi të theksuar’.
Kështu është shprehur Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes, sipas të cilit arsimi në Gjilan këtë vit do të përballet me këto mangësi/defekte që në nismë të këtij viti shkollor:
Ai madje ka radhitur plotë 30 pika për ta argumentuar pohimin e tij e që janë si më poshtë:
1. Nxënësit dhe mësimdhënësit do të përballen me mungesë të teksteve shkollore, pra nuk do të ketë libra dhe askush nuk e di se deri kur, për shkak se tashmë botërisht dihet se keqpërdorimet më të mëdha kanë ndodh në botimet e librave.
2. Që në start do të ketë po ashtu mungesë të ditarëve të punës për mësimdhënës
3. Mësimi në disa shkolla do të mbahet në tri ndërrime
4. Nuk projektohet dhe realizohet si duhet rajonalizimi I shkollave
5. Dy çerdhe për fëmijë sërish do të jenë me qira
6. Nuk ka përurime të objekteve të reja shkollore
7. Nuk ka salla të Edukatës Fizike për shumë shkolla
8. Nuk ka pajisje të shkollave me kabinete profesionale shkencore
9. Nuk ka biblioteka të reja
10. Bibliotekat shkollore të Komunës së Gjilanit nuk pasurohen me libra të reja
11. Fare nuk kanë projekt për kënde të leximit brenda institucioneve shkollore
12. Nuk ka Investime në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve
13. Nuk ka projekti për digjitalizimin e ditarëve,
14. Nuk ka pajise me kamera sigurie ,
15. Mungon vizioni për lidhjen e shkollave të Komunës në rrjetin e internetit
16. Mungon qasja dhe vullneti për ti shpërblyer nxënësit kampionë me ndonjë bursë simbolike, lypset buxhet i veçantë për këtë kategori nxënësish
17. Nuk ka projekt dhe realizime për ndërtimin e parqeve dhe hapësirave gjelbëruese në shkolla
18. Vazhdon regjistrimi I nxënësve në klasën e parë me të vjetrën, duke krijuar pakënaqësi të mëdha në të gjitha rrafshet
19. Shkolla e mesme e bujqësisë me mungesë nxënësish
20. Vazhdon edhe më tej moshspallja e vendeve të lira të punës
21. Shumë pakënaqësi në procesin e intervistimit
22. Paneli Intervistues për mësimdhënës jo profesional
23. Përzgjedhjen drejtorët e rinj mbi baza partiake
24. Kampusi I shkollave të mesme, edhe përkundër që do të shihet për sy I mirë, ka qëllim të gabuar, përfitime personale.
25. Kampusi pa parking, pa sistem të ujitjes, pa ujësjellës të ri dhe pa kanalizim.
26. Janë zvogëluar hapësirat e këtij kompleksi me ndërtimin e kësaj rrethoje.
27. Asnjë terren I ri I hapur sportiv në kampusin e shkollave të mesme
28. Asnjë shujtë ditore falas, të paktën për nxënësit e shkollave fillore
29. Parkingu te VIVA mbetet jashtë rrethojës
30. Objekti I pyjeve edhe më tej s’ka lëvizur nga vendi, pengesë e madhe për hyrjen në gjimnazin natyror
“Duke ju referuar pikave të lartshënuar lehtë konstatohet se kjo qeveri lokale nuk investon në përgjithësi në ngritjen e cilësisë në arsim. Prandaj edhe këtë herë ky vit shkollor do të nis dhe do të përballet me problemet e vjetra, e mbase e dimë se disa probleme kanë qenë katastrofale. Sfera e arsimit, si një nga segmentet më të rëndësishme shoqërore nuk e meriton këtë tretman, sepse pa një arsimim të mirë nuk ka as zhvillim të mirë”, ka thënë Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Arsim nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /2L ONLINE/