DYLON

Sylejmani (Vetëvendosje): Luta i paaftë, të jep dorëheqje!

Sylejmani (Vetëvendosje): Luta i paaftë, të jep dorëheqje!
Avatar photo Redaksia

Për Lëvizjen Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, po tregohet i paftë për të qeverisë me komunën andaj edhe duhet dhënë dorëheqje.

Ishte anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, Fehmi Sylejmani, ai i cili, në emër të kësaj Lëvizjeje, ka kërkuar dorëheqja e kryetarit të komunës, Lutfi Hazirit, për, siç ka thënë, për shkak të degradimit dhe telasheve të mëdha që i ka shkaktuar komunës.

Sylejmani, ka thënë se premtimet boshe e demagogjike, mungesa e investimeve, degradimi i skajshëm i qytetit, paaftësia për të krijuar qeverinë lokale për të udhëhequr komunën dhe mos konstituimi i komiteteve për më tepër se pesë muaj nga zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar si dhe shumë defekte të tjera që po e përcjellin në vazhdimësi komunën e Gjilanit, kryekëput rëndojnë mbi kryetarin aktual Lutfi Haziri, të cilit tashmë taktizimet dhe justifikimet e tija të njëjta po dalin boje.

EkoHigjiena
Fehmi Sylejmani

“Komuna e Gjilanit tashmë po përballet me telashe të ndryshme, duke filluar nga degradimi i skajshëm i qytetit, mungesa e projekteve ideore, mungesa e barnave esenciale, hapësirat e gjelbërta të pa-mirëmbajtura, pastërtia në qytet larg asaj të dëshiruarës, keqpërdorimeve të ndryshme në procedurat tenderuese, aktakuza e tre zyrtarëve të lartë komunal, mangësi dhe shkelje të ndryshme ligjore në arsimi, mungesa ujësjellësit dhe kanalizimeve në fshatra, keqpërdorime dhe abuzime të ndryshme, mos trajtimi i duhur ndaj bujqve, e shumë e shumë defekte tjera” , ka thënë Sylejmani, për të shtuar se: “Ku u tretën dhe u avulluan fjalët bombastike të Lutfi Hazirit, se do ta depolitizojmë arsimin”, transmeton 2LONLINE.

Ai tha tutje se sot arsimi është më së i politizuar se kurrë më parë dhe me një udhëheqje tejet dëshpëruese, humben orët mësimore me javë dhe askush nuk jep llogari, pranohen mësimdhënës mbi baza partiake e nepotiste, nuk shpallen me kohë rezultatet e konkursit, ndërpriten bursat për studentë, nuk ka shujta për nxënës, shkollimi falas për femra, ndërtimi i çerdheve, përveç një në Dardani, vendosja e kamerave në të gjitha shkollat, nuk ka investime ne kabinete shkollore, kopshte dhe hapësira gjelbëruese nuk po shohin qytetarët.

Po ashtu, të gjitha klubet sportive do ta kenë buxhetin e ndarë vjetor, ndërkohë që jemi në fund të muajit të katërt dhe klubet sportive fatkeqësisht shumë pak kanë marrë nga ajo që ju është ndarë në kuvendin komunal, teksa ndarja e tyre më shumë është bërë në baza partiake, e ku kemi klube sportive që pikërisht për shkak të mos ndihmës financiare i kanë braktisur edhe garat, duke e shuar edhe aktivitetin e tyre sportive, përkrahje më e madhe bujqve dhe bizneseve e shumë e shumë premtime tjera.

“Prandaj duke i parë këto defekte dhe premtime të parealizuara të kryetarit Haziri, që çdo ditë e më tepër po i bën dëm komunës dhe buxhetit të saj, Ne si Lëvizje Vetëvendosje kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme, si paaftësi për të menaxhuar komunën, meqë qytetarët gjilanas meritojnë një tretman dhe kujdes shumë më të mirë e veçmas vepra konkrete e jo retorikë boshe”, ka thënë Sylejmani.

Ai shtoi se qytetarët e kësaj komuna njihen si një nga taksapaguesit më të disiplinuar në Republikën e Kosovës, andaj edhe projektet duhet orientuar më shumë në dobi dhe shërbim të tyre dhe në zhvillim e prosperim të komunës. Gjilani ka mbet zorrë qorre e këtë më së shumti po e paguajnë qytetarët e kësaj ane si kundër edhe bizneset gjilanase.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.