/2L ONLINE/ – Ka 37 vite prej se ekziston palestra e sportive në Gjilan dhe shumë pushtete janë ndërruar nga kjo kohë,por që asnjë deri më tani nuk ka ndërmarrë diç për të rregulluar sistemin e ngrohjes në këtë sallë, gjë që e bën shumë të vështirë mbarëvajtjen e stërvitjeve si kundër edhe ndeshjet e cilës disiplinë sportive.
Këpshtu thotë Arbër Sylejmani, portier i KH Drita dhe ish reprezentues I Kosovës për U-18dhe U-20, gjatë një konferencë të Lëvizjes Vetëvendosje, e ku sipas tij, nuk mund asnjë pushtet, e aq më pak dhe ky të justifikohen se nuk ka mjete buxhetore për të investuar në sistemin e ngrohjes. Këtu thjeshtë në radhë të parë mungon vullneti dhe pastaj mos vizioni për këtë sferë të jetës shoqërore.
Sipas tij shumica e klubeve për shkak të mungesës ngrohjes janë të detyruar që ti ndërprejnë stërvitjet për një kohë të caktuar,me shpresë se ndoshta në ditët në vijim moti do të jetë më i mirë. Natyra e sporteve të brendshme është më shumë e fokusuar gjatë stinës së dimrit, derisa ne kemi telashe për shkak të nxehjes të shtyjmë edhe kalendarin sportiv. Madje shumë klube kanë edhe shkollat tyre për të rinj, mirëpo në këso rrethana edhe ata janë të detyruar që gjatë motit të ftoftë ti pezullojnë të gjitha aktivitete e tyre.
“Nuk ka më pothuajse palestër në Kosovë që është pa sistem të ngrohjes, prandaj ne apelojmë dhe kërkojmë me ngulm nga ky pushtet që në një të ardhme të afërt të fillojë seriozisht për të instaluar sistemin e ngrohjes, sepse po ua vështirësojnë punë të gjitha klubeve që këtë sallë e kanë në shfrytëzim”, thotë Arbër Sylejmani, portier I KH Drita dhe ish reprezentues I Kosovës për U-18dhe U-20. /2L ONLINE/