DYLON

Sylejmani: Studentët e duan bibliotekën të hapur për ta deri në ora 19:00!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Studentët gjilanas, të cilët studiojnë ne Universitetin e Prishtinës, por edhe gjetiu, e që këtyre ditëve të verës qëndrojnë afër familjeve të tyre, ditëve të fundit kanë një shqetësim të arsyeshëm, sepse biblioteka e qytetit, salla e cila frekuentohet dhe shfrytëzohet kryesisht nga këta studentë po punon deri në ora 16:00.

Kështu shprehet Fehmi Sylejmani, nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, sipas të cilit, kërkesa e tyre e vetme është që biblioteka të punojë dhe të jetë e hapur deri në ora 19:00, meqë kërkojnë kohë më të madhe për të studiuar dhe mësuar në hapësirat e bibliotekës së qytetit.

EkoHigjiena

“S’do mend se kjo kërkesë e tyre është jo vetëm racionale, por edhe legjitime dhe e pranueshme për çdo njërin që posedon arsye ët shëndoshë”, thotë tutje Fehmi Sylejmani, që është edhe anëtar i Kuvendit Komunal.

Madje, ai thotë se këtë kërkesë të një grupi të madh të studentëve gjilanas e ka potencuar dhe ngritur si çështje edhe, hiç më larg se, në seancën e fundit të këtij kuvendi, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga zyrtarët relevant të kësaj çështje.

“Jemi të vetëdijshëm se muaji gusht është pothuajse në tërësi “muaj i pushimeve”, mirëpo duhet gjetur mundësi dhe kapacitete të ndryshme, që t’ju dilet në ndihmë këtyre studentëve, të cilët vërtetë kanë vullnet dhe dëshirë për të mësuar. Është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë neve që kësaj kategorie t’i ndihmohet, për faktin që janë aq të interesuar për të kryer provimet e parapara, e që nuk janë larg, përkatësisht në afatin e shtatorit”, ka thënë Sylejmani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.