/2L ONLINE/ – Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga institucionet komunal relevante të ndërhyjnë për krijimin e kushteve për funksionimin dhe kalimin e lirë të qytetarëve në sheshin “Xhavit Ahmeti”
Sylejmani i ka treguar Portalit 2L ONLINE, se për ktë çështje i ka adresuar një shkresë edhe Sokol Hazirit, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ku e ka ngirtur këtë shqetësim dhe nga i cili ka kërkuar ndërhyje të institucioneve.
“Duke pas parasysh se frekuenca e kalimtarëve në sheshin “Xhavi Ahmeti” është e lartë, ndërkohë që muajve ët fundit, pikërisht në këtë shesh janë vendosur tavolina dhe karrige, çadra, madje edhe rrethoja të kafiterive për rreth tyre, si kundër edhe një kioskë, e cila nuk dihet se me çfarë baze apo vendimi është stacionuar aty, ka rezultuar që të vështirësojë funksionimin dhe kalimin e lirë të qytetarëve gjatë ecjes së tyre në këtë shesh”, ka thënë Sylejmani.
Prandaj, ai tha se Vetëvendosje kërkon urgjentisht nga organet më të larta relevante për këtë çështje që sa më shpejt ta bëjnë pastrimin e këtij sheshi, se vërtetë jo vetëm që e kanë degraduar, por edhe e kanë shëmtuar teje mase, si kundër që qytetarët po kanë pengesa të mëdha gjatë kalimthi në këtë hapësirë komunale. /2L ONLINE/