DYLON

Sylejmani priti në takim përfaqësuesit e sapozgjedhur të Qendrës Rinore si dhe të KVRL-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Abetare Bejta, Koordinatore e Qendrës Rinore si dhe Sadie Lutfiu, Drejtoresh e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Viti, pasi që ditë më parë ishin zgjedhur si përfaqësuese të këtyre mekanizmave janë pritur në një takim nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani si dhe udhëheqësi i Sektorit për Rini dhe Sport, Emrush Azemi.

Gjatë këtij takimi drejtoresha Sylejmani pos që i përgëzoi ato me rastin zgjedhjes si udhëheqjes së këtyre mekanizmave të rëndësishme ajo ndër tjerash ju premtoj se kjo drejtori gjithmonë do të jetë në përkrahje të aktiviteteve rinore.

EkoHigjiena

“Më e rëndësishme për ne është të i kemi afër të rinjet që janë aktiv dhe që i kontribuojë komunitetit të aktiviteteve rinore. Po ashtu kërkoj nga ju që të jeni aktiv pasi që keni edhe infrastrukturën e nevojshme ligjore ku vlen të theksohet se me rregulloren përkatëse përcaktohen edhe 15% të vlerës së subvencioneve, dhe në rast se ju jeni aktiv dhe dini të shfrytëzoni këto përparësi ju pa dyshim se do të keni suksese. Në këtë rrugë ju nuk do të jeni të vetëm sepse do të të keni edhe mbështetjen tonë të vazhdueshme.” u shpreh Drejtoresha Sylejmani.

Ajo pos që i njoftoj ato mbi kushtet e punës së këtyre mekanizmave dorëzoj rregulloret përkatëse të cilat janë aprovuar në Kuvendin Komunal të Vitisë. Ndërkaq edhe udhëheqësi i Sektorit për Rini dhe Sport, Emrush Azemi u shpreh i gatshëm të bashkëpunoj me Qendrën Rinore dhe KVRL-në.

Ndërkaq përfaqësueset e Qendrës Rinore si dhe të KVRL-së theksuan se ato do të punojnë në interes të rinjve duke potencuar se në kuadër të këtij bashkëpunimi ata do të harmonizojnë edhe kalendarin e aktiviteteve. /2L ONLINE/