/2L ONLINE/ – “Ne në Vetëvendosje nuk po japim vetëm kritika por po propozojmë edhe rekomandime se si duhet zgjedhur e zgjidhur disa çështje në fushën e arsimit”, ka thënë Fehmi Sylejmani,anëtar i Kuvendit komunal dhe anëtar i Komitetit të Arsimit në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se janë disa çështje të arsimit që janë identifikuar nga Vetëvendosje e për të cilat, kjo Lëvizje konsideron se nuk janë në rregull dhe që duhet të ngritën dhe shqyrtohen e mbase gjithsesi edhe të përmirësohen.
“Parregullësit e mëdha në regjistrimin e nxënësve nëpër shkollat e Gjilanit, klasa e parë dhe klasa e dhjetë, Punësimet, zëvendësimet dhe transferet joligjore të mësimdhënësve, Anulimin e dhënies së bursave për studentë sipas buxhetit të planifikuar për vitin 2015, Organizimi i ekskursioneve, Përgatitjet higjieno-teknike nëpër shkollat e Gjilanit, Dështimi i investimit në kompleksin e shkollave të mesme/ rrethoja , Laramani e kohëzgjatjes së orës mësimore, disa shkolla 35, disa 40 e disa 45 minuta ora, Ndarja e orëve të lëndës së Mësimit Zgjedhor, Në disa lëndë nuk respektohet numri i orëve, i parapare me plan program sipas kurrikulës , Krijimi i klasave në drejtime përkatëse, pa qenë farë në konkurs, rasti te shkolla e arteve, Dështim i sërishëm i regjistrimit të nxënësve në shkollën e Agro-Bujqësisë, Asnjë investim në kabinete shkollore, Ndërtimi i dy sallave është ndalë si dhe problemet të tjera me të cilat përballet arsimi, Institucione parashkollore paguajnë mijëra ero për qiradhënie edhe përkundër premtimeve nuk filluan te ndërtohet asnjë objekt për to. Afër 10 shkolla dhe paralele kane sistemin e nxehjes ende klasik(stufa) dhe ngrohje minimale, Ka disa vite që flitet e përflitet, se do behët vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve, mirëpo edhe më tej kjo ka mbet vetëm si dëshirë. Mungon një plan veprimi për zhvillimin e mëtutjeshëm arsimin Gjilanas, Furnizim me material harxhues të cilësisë së dobët…
Fehmi Sylejmani i Vetëvendosjes thotë se duke e marrë në konsideratë gjendjen aktuale të mosrespektimit të parimit të vendimit të ligjit në arsimin parauniversitar, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, ofron rekomandime të shumta
Sylejmani bënë të ditur se Vetëvendosje rekomandon që të verifikohen parregullsitë e mëdha të bëra gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë të shkollës fillore dhe në klasën e dhjetë të shkollës së mesme. “Formula e zarfit, ndarja e nxënësve në paralele, nuk zbatohet kjo formulë, e cila ka qenë e kontestuar vetëm nga Vetëvendosje dhe për çudi tash këta që ishin sponsor kryesor të zbatimit të kësaj formule nuk e respektojnë të njëjtën. Janë mbi 150 nxënës që sorollaten nëpër shkollat e mesme e që janë të paregjistruar. Andaj duhet të respektohet ligji për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme”, thotë ai.
Sipas tij, duhet të ndërmerren masa të domosdoshme ligjore për rregullimin e transfereve aktuale të mësimdhënësve nga një shkollë në shkollën tjetër( janë mbi 50 raste të transferove. Kërkohet edhe të ndërmerren masa të nevojshme që studentëve të cilët vitin e kaluar ju është ndarë bursa, e të cilët i plotësojnë kushtet për vazhdimin e bursës, ajo t’ju vazhdohet. të gjenden mjete nga kode të ndryshme buxhetore, si kundër që të ndërpriten udhëtimet jashtë vendit pa arsye dhe këto mjete t’ju dedikohen studentëve për bursa.
Sylejmoni rekomandon që të ndërpritet fenomeni negative i punësimit në arsim në baza partiake dhe të nepotizmit, të ndërpriten urgjentisht punësimet e personelit arsimor përmes formës së zëvendësimeve pa zbatimin e procedurave ligjore, të respektohet rekomandimi i Komitetit të Arsimit për ndërprerjen e përkohshme të ekskursioneve të nxënësve të shkollave të mesme deri te një formë tjetër tepër më e mirë se kjo aktuale.
Po ashtu kërkon të ndërmerren masa të nevojshme që njësia komunale e auditimit të zbatojë procedurën e auditimit për zbatimin e procedurës së tenderit për organizimin e ekskursioneve të maturantëve për këtë vit, të ndërmerren masa urgjente për përmirësimi e kushteve higjiene- teknike në objektet shkollore, të ndërmerren masa urgjente për vendosjen e rrethojës në kompleksin e shkollave të mesme.
Po ashtu të respektohen rregullat ligjore e nënligjore për kohëzgjatjen e orës mësimore në institucionet e arsimit, të respektohen rregullat ligjore për ndalimin e pranimit në marrëdhënie pune të mësimdhënësve për lëndën e Mësimit Zgjedhor, të respektohen rregullat ligjore për respektimin e numrit të orëve për lëndët përkatëse sipas kurrikulës në shkollat pilote.
Sylejmani rekomandon edhe atë që të ndërpritet praktika aktuale e kundërligjshme e themelimit të klasave në shkollën e artit pamor, përkatësisht drejtimeve, pa shpalljen e konkursit për regjistrimin e nxënësve( Me konkurs ka qenë vetëm dizajni grafik, ndërsa pa konkurs janë formuar edhe dy tjera: (dizajn veshje dhe pikturë).
Ai kërkon të bëhet vlerësimi i dështimit të regjistrimit të nxënësve në shkollën e e Agro Biznesit dhe të ndërmerren masa të nevojshme për sensibilizimin e gjithanshëm të profesioneve të cilat i ofron kjo shkollë.
Rekomandimet tjera që i propozon Vetëvnedosjes janë edhe ato që të ndërmerren masa urgjente dhe konkrete për investime në kabinete shkollore me pajisje përkatëse, të ndërmerren masa urgjente për rifillimin e punimeve në dy sallat e përuruar të edukatës fizike, të ndërmerren masa të nevojshme që në ato shkolla ku akoma nxehja është klasike të zëvendësohen me nxehje qendrore, të ndërmerren masa urgjente dhe konkretë për të vlerësuar përformancën e mësimdhënësve, të ndërmerren masa të domosdoshme për furnizimin e shkollave me material cilësor harxhues.
Po ashtu, në mungesë të një plani të veprimit të arsimit, menjëherë të ndërmerren masa të nevojshme për hartimin e një plani 5 vjeçar për zhvillimin dhe përparimin e arsimit në komunën e Gjilanit, përfundon listën e rekomandimeve Fehmi Sylejmani,anëtar i Kuvendit komunal dhe anëtar i Komitetit të Arsimit në Gjilan nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /2L ONLINE/