/2L ONLINE/ – /2L ONLINE/ – Fehmi Sylejmani, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është njëri nga anëtarit e këtij Kuvendi që vije nga pjesa e opozitës por që shpeshherë ngrit çështje të ndryshme, që vlerëson, se drejtpërdrejt ka të bëjë me qytetarin dhe tani së fundi përmes një shkrese që i ka drejtuar, Nexhat Hajrullahut, drejtor i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjilan, ka kërkuar ndërtimin e një shtëpie për pleq .
“Me dhjetëra persona të moshuar në këtë regjion jetojnë në vetmi dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe strehim, pasi pjesa më e madhe e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike, pleqëria apo e dhe tjera. Madje disa persona e veçmas pleq janë “harruar” nga fëmijët dhe të afërmit e tyre dhe askush nuk merret me ta”, ka thënë Sylejmani në kërkesën drejtuar drejtorit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Gjilan.
Ai tutje ka shfaq interesimin lidhur me atë :”Çka po ndërmerr komuna për të ndërtuar një shtëpi për strehimin e pleqve, të vetmuarve dhe të pastrehëve të rajonit të Anamoravës, përderisa Prishtina dhe disa rajone tjera në Republikës së Kosovës kanë shtëpi për strehimin e pleqve”.
Për më tepër Sylejmani ka vë në pah se Gjilani është kryeqendër e Rajonit të Anamoravës dhe në aspektin gjeografik i plotëson tepër shumë kriteret për të ndërtuar një shtëpi të tillë, tashmë shumë të nevojshme për këtë kategori të shoqërisë.
“Trysnia dhe angazhimi permanent i organeve relevante të komunës ndaj qeverisë duhet të jetë më i theksuar dhe më madh, në mënyrë që më pas ta detyrojë ministrinë përkatëse për këtë shtresë shoqërore që ta financojë një projekt të tillë”, ka thënë Sylejmani. Sipas tij, komuna, përkatësisht qeveria lokale duhet ta ketë të paktën projektin për këtë shtëpi dhe të mendojë për këtë kategori njerëzish, mirëpo me sa e dimë deri tash, ka shtuar ai, ky pushtet aktual nuk ka ndonjë projekt të tillë. Gjithashtu Sylejmani, ka bërë të ditur se pikërisht në Gjilan, kanë qenë dy persona të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, e që nuk kanë pas asnjë përkujdesje nga askush si kundër as kulm mbi kokë, të cilët kanë jetuar rrugëve dhe rrugicave të qytetit. Në bazë të disa të dhënave, Sylejmani, ka thënë se janë diku 7 pleq nga rajoni i Gjilanit që janë të vendosur në shtëpinë e pleqve në Prishtinë, në mungesë të një shtëpie të tillë në Gjilan. /2L ONLINE/