(2L ONLINE) – Blerim Sylejmani Kryetar i Shoqatës së pedagogëve të sportit shkollor të komunës së Gjilanit tha se synimi për vitin 2015 është i lidhur me sensibilizimin e mëtutjeshëm të opinionit dhe të rinisë (nxënësve) sidomos të zonave rurale dhe inkorporimin e tyre në sportin shkollor dhe aktivitetet e kulturës fizike ndërmjet nxënësve. Po ashtu organizmi i një varg aktivitetesh të karakterit shoqërues, garues, dhe festiv. Por në këtë drejtim ai ka thënë se nevojitet edhe përkrahja nga institucionet përkatëse të komunës së Gjilanit e më gjerë.
Sipas tij, Gjilani ka pedagogë të dalluar të kulturës fizike, nëntë doktor shkence e shumë master të diplomuar andaj si shoqatë profesionale do të marrin iniciativën për rritjen e numrit të orëve të edukatës fizike nga 2 në 3 orë duke startuar si pilot projekt si dhe hartimin e strategjisë së sportit shkollor për periudhën 2015-220, që brenda kësaj periudhe të rregullohen të gjitha sallat me mjete moderne dhe infrastrukturë evropiane sepse talentët i kemi pikërisht në shkollat tona, e kurrsesi në bazë të kutikulës së re 1+1 orë siç po pretendojnë ta bëjnë zyrtarët tanë.
Vizioni tjetër, sipas Sylejmanit, qëndron në atë se prej klasës së tretë edukatë fizike dhe shëndetësore duhet ta jep profesori i edukatës fizike, masteri me një ngritje profesionale me qëllim që shkollarët tanë të bëjnë aktivitetet sportive ashtu siç duhet, e jo të mësohen gabimisht.
“Mësuesit tona nëpër shkolla më së vështiri e kanë ta mbajnë orën e edukatës fizike, sepse edhe kolegët tanë të cilët i çmojë për punën që e kanë bërë dhe po e bëjnë kanë probleme të ndryshme lidhur me mbajtjen e orës së Edukatës Fizike sepse njohuritë e nxënësve janë të mangëta që kanë transformuar nga mësuesit – e tyre nëpër shkollat e ciklit të ultë”, ka thënë ai.
Për këtë qëllim, Sylejmani tha se ju drejtohet edhe publikisht kryetarit të komunës Lutfi Hazirit, Kryesueses së Kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal pasi është koha dhe momenti i duhur ta rishikonin buxhetin dhe mundësisht ta vlerësojnë pozitivisht punën e kësaj shoqate e cila është në interes të nxënësve dhe shoqërisë në përgjithësi, andaj duhet kontribuuar në zhvillimin dhe masovizimin e sportit shkollor jo vetëm në Komunë por edhe më gjerë.
Po ashtu Sylejman itha se edhe në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan duhet të hapet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike, pasi kuadri mësimor ekziston për këtë, infrastruktura mundë të përgatitet duke llogariturnë palestrën e sporteve, palestrën e FSK, stadiumin e ri…, i cili është në përfundim e sipër, e që ka standarde europiane, andaj këta të rinj duhet ta kenë fakultetin e tyre në Gjilan.
“Pos Fakultetit duhet të përgatitim planprogramin mësimor me 4 orë edukatë fizike në kuadër të Gjimnazit të përgjithshëm apo natyror të hapim Gjimnaz sportiv me dy paralele të cilët “nesër” do të jenë të gatshëm që dijen e tyre ta transformojnë te gjeneratat e reja si dhe të krijojmë sportistë të vërtetë se Gjilani gjithherë ka dhënë dhe do jep sportistë të dalluar, e në anën tjetër zbutjen e papunësisë dhe inkuadrimin e tyre në punë”, ka thënë ndër tjerash Blerim Sylejmani, Kryetar i Shoqatës së pedagogëve të sportit shkollor të komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/