DYLON

Sylejmani kërkon më shumë buxhet për sektorin e arsimit dhe të sportit

Sylejmani kërkon më shumë buxhet për sektorin e arsimit dhe të sportit
Avatar photo Redaksia

Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Sylejmani ka kërkuar me ngulm që në Kornizën afatmesme buxhetore 2022-2024 të rritet buxheti për sektorin e arsimit veçmas ne investimet kapitale dhe subvencione, sepse shifrat e paraparë për këto vija buxhetore janë tejet të ulëta., transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu Sylejmani ka kërkuar që edhe në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të rriten subvencionet dhe investimet kapitale, veçmas në sektorin e sportit.

EkoHigjiena

“Siç dihet sivjet KB Drita është rikthyer në superligë dhe ky ekip ka nevojë twë madhe për mbështetje financiare për stabilitet në superligë”, ka thënë Sylejamni transmeton 2LONLINE.com.

Sylejmani ka shtuar tutje se nuk duhet harruar poashtu edhe ekipet tjera sportive, që vazhdimisht na sjellin rezultate të lakmueshme në garat në nivele të ndryshme, madje edhe sukseset janë edhe jashtë Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.