/2L ONLINE/ – Ka më së një javë e tepër që kanalizimi rrjedh si lum nga një pusetë, që gjendet përballë xhamisë së Dardanisë, ndërkohë që zyrtarët komunalë farë nuk qajnë kokën për këtë defekt, duke rënë totalisht në „gjumë dimëror“.
Kështu është shprehur Fehmi Sylejmani anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilit, kjo rrjedhë e kësaj pesete fillon nga xhamia e Dardanisë e shkon deri te furra „Aroma“, duke kundërmuar tej mase me erë të rëndë, e që ky kundërmim nuk sjell diç të mirë, përveç ndonjë epidemie me pasoja të rënda.
“Nuk është hera e parë që ky pushtet farë nuk e përcjellë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve, e veçmas të lagjes së Dardanisë, e siç dihet qytetarët e kësaj pjese edhe ashtu janë ndër taksapaguesit më të përgjegjshëm të komunës dhe nuk meritojnë këtë tretman që po ua bën ky pushtet. Komuna e ka obligim që të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe të jetë në dispozicion 24 orë për ta, e jo ti ikë përgjegjësive dhe punëve që dalin, mbase shpesh herë edhe pa dëshirën e askujt”, shprehet Sylejmani i Vetëvendosjes. /2L ONLINE/