Fehmi Sylejmani nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, përkatësisht anëtar i këtij subjekti në KomitetIn për Arsim, si trupë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ka kritikuar raportin e fundit (për vitin 2019) të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) , e që sipas tij, ka shumë defekte e mangësi.
Madje, Sylejmani tha se do t’i përmend këto defekte e mangësi një për një.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komiteti ne Arsimit tha se ky raport i DKA-së pikësëpari nuk është raport njëvjeçar, por njëmbëdhjetë mujor, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja si e sheh Sylejmani raportin e fundit të DKA-së:
Në raport nuk përfshihen raporti i suksesit dhe mungesat e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Në kapitullin: ”Aktivitetet e implementuara”- Mbikëqyrja e vazhdueshme e Institucioneve edukative arsimore – flitet në formë të përgjithësuar pa e dhënë as një të dhënë për gjendjen në shkollat e monitoruara dhe për efektet e monitorimit.
Garat e diturisë të organizuar nga koordinatori nacional, për rini dhe sport, gabim total dhe dështim në të gjitha aspektet…..
Pajisja e shkollave me mekanizëm digjital, një projekt i panevojshëm për sistemin arsimor.
Cilat shkolla janë pajisur me tabela të mençura dhe sa ka qenë vlera e asaj tabele, ose nga cilët donatorë janë dhuruar dhe sa shkolla në të vërtetë i përdorin këto tabela?
Projektit, “ME MË SHUMË MËSIMDHËNËS PËR KLASAT E ( 3, 4 DHE 5) nuk ka ndonjë instrument matës për te, përveç opinioneve të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve. Duhet këkruar më shumë analzië për këtë projekt.
Realizimi i kthimit të procesit mësimor nga tre në dy ndërrime në SHFMU”ThimiMitko” i pranueshëm, mirëpo me shumë defekte dhe mangësi, në qasje dhe në mënyrën se si është bërë,
Konkurse për mësimdhënësit, drejtorë, dhe punëtorë teknikë me ndikim politike……
Testi i Arritshmërisë dhe Testi i Maturës Shtetërore, menaxhimi i tyre me plotë parregullsi…
Kur flitet për hapjen e dy klasave shtesë në Shkollën e Mjekësisë nuk thuhet kur janë hapur këto klasë, teksa shtimi i paraleleve në mjekësi paumëndosn shtimin e nxnënsve në shkolën e bujqësisë.
Emërimi koordinatorëve të cilësisë në shkolla, një nga dështimet më të mëdha të arsimit, meqë tashmë dihet se të gjitha emërimet e tyre kanë qneë në vijë politike
Paraqitja tepricave teknologjike të personelit profesional në arsimin para-universitar, ky term nuk përkon me qeniet frymore, prandaj mund të kuptohet edhe sy fyese, dhe duhet zëvendësuar me ndonjë term adekuatë …..
Hartimi i rregullores për nivelin e arsimit parauniversitar, edhe përkundër qe në komitet është diskutuar dhe është dhënë drita jeshile që të vazhdohet dhe të sajohet sa më shpejtë, megjithatë ka mbet që drejtoria e arsimit të merret me mënyrën e hartimit apo edhe organizimin e ndonjë punëtori për këtë çështje…..
Zbatimi i Kurrikulës së re, lë për të dëshiruar, dhe
Mungesa e kabineteve shkollore mbete edhe më tej brengë
Ndricimi i klasva dhe ngrohja në disa shkolla nuk ëhstë në nivlein e dëshiruar
Tenderi për nevoja të nyjeve saniatre, tepër i lartë dhe askush nuk jep llogari
Hapja e dritareve nëpër dyer të klasave, po i gjason dyerve të burgjeve
Edhe më tej shkolla në Haxha punon në podrum të xhamisë së fshatit…
“Krejt në fund ky raport është i mangët dhe duhet të sillet një raport tjetër më i kompletuar për vitin 2019, ka thënë Fehmi Sylejmani, anëtar i komitetti komunal për arsim dhe njëherësh, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.