Sylejmani i Vetëvendosjes i  drejtohet me pyetje publike organeve relavante të komunës

Sylejmani i Vetëvendosjes i drejtohet me pyetje publike organeve relavante të komunës

Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Sylejmani, ka shtruar disa pyetje publike, duke ju drejtuar organeve relavante të komunës.

Sylejmani mes tjerash ka kërkuar të dijë se pse po prolongohen obligimet për mësimdhënësit në pension për 6 pagat e tyre, tri jubilare dhe tri postpensionale.

“Tashmë kur dihet që edhe vendimi i Gjykatës është i prerë dhe në favor të tyre, është e padinjitetshme t’ju zvarritet një e drejtë e tyre ligjore e aq më keq ndaj një komuniteti arsimor – edukativ, ku shumë e kuadra kanë dalë nga duart e tyre”, ka thënë Sylejmani, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai po ashtu tha se dëshiron të dijë se, duke pas parasysh temperaturat e larta që po mbretërojnë ditëve të fundit, pse organet gjegjëse nuk po i pastrojnë rrugët e qytetit, e veçmas ato që kanë komunikacion më të dendur.

Po ashtu Sylejmani kërkon përgjigje edhe në lidhje me atë se sa punëtorë aktualisht në komunë janë me kontrata në vepër, kur kanë filluar dhe kur ju skadon kontrata dhe me çfarë kritere janë pranuar.

Më tej, Sylejmani i Vetëvendosjes, kërkon të dijë nga organet kompetente të komunës se çfarë plani ka komuna për pronën e zbrazët në Dardani II, skaj xhamisë, të cilën pronë me baza vullnetare e mirëmbajnë vetë banorët dhe fqinjët e kësaj pjese, transmeton 2LONLINE.com.

Ai thotë se komuna duhet të jap përgjigje edhe për atë se a ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret komuna për të pronësuar apo projektuar pronën e ish pylltarisë para objektit të gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, teksa dihet mirëfilli se tashmë këto prona apo objekte kalojnë nën menaxhimin e komunës.

Sylejmani thotë se, varësisht prej çështjes së ngritur, pret nga organet kompetente, t’i ofrojnë përgjigje sepse ky interesim i tij në fakt është interesim i qytetarëve të cilët i përfaqëson duke qenë pjesë e Kuvendit komunal të Gjilanit.  /2LONLINE.com/

KOMENTE