/2L ONLINE/ – Fehmi Sylejmani, i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar i Komiteti të Arsimit, trupë kjo e rëndësishme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e ka braktisur takimin e sotshëm të këtij komiteti, i pakënaqur me atë se si po organizohen këto takime, tani e sa kohë.
Sylejmani ka bërë të ditur për Portalin 2L ONLINE, se takimi i sotshëm i Komiteti të Arsimit ishte takimi i tretë me radhë pa material për anëtarë, ashtu si e parasheh ligji e rregullorja, duke bërë kështu që një takim i tillë të jetë i paligjshëm.
Sylejmani ka bërë me dije se me kohë ia ka tërhequr vërejtjen drejtuesit të këtij komiteti, që vije nga radhët e LDK-së, partisë në pushtet, por se asgjë nuk është ndërmarrë.
Për, më tepër, Sylejmani mendon se kjo po bëhet qëllimshëm, dhe nxjerrë në pak dy çështje: interesimin e pozitës që anëtarët e këtij komiteti, ata të opozitës, të mos përgatitën mirë për takime, që pastaj çdo gjë të shkojë shkel e shko, si i konvenon pozitës, si dhe nxjerrë në pah po ashtu edhe faktin se nuk ka raporte të mira n relacionin kryetar i Komitetit të Arsimit – Drejtori Komunale e Arsimit (DKA).
Përndryshe, Sylejmani ka thënë se nëse nuk organizohen si duhet këto takime të këtij komiteti ai nuk do të marrë më pjesë, sepse nuk do që të jetë aty sa për formalitet, por dëshiron të jap kontributin e tij në këtë sferë.
“Plotë herë ia kam tërhequr vërejtjen kryesuesit të këtij Komiteti për këto defekte, sikur edhe herën e fundit përmes postës elektronike ku kam kërkuar që të shtyhet takimi, në mungesë të materialeve, andaj në mënyrë demonstrative e braktisa këtë mbledhje. Kërkojë që takimet e radhës të jenë më të përgatitura, më të organizuara, në të kundërtën unë nuk do të marr pjesë më në asnjë mbledhje sa për formalitet”, ka thënë Sylejmani i Vetëvendosjes, për Portalin 2LONLIN.com.
Ai tha se po shihet qartë se nga pozita këtu po mungon vullneti dhe dëshira për të vajtur mbledhjet ashtu siç duhet sikundër që nuk po funksionon mirë raporti, kryesues i Komitetit me drejtorin e DKA, dhe se përgatitja e mbledhjeve nuk po janë në nivelin e duhur.
Përndryshe, Sylejmani, që është edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, tha se këto shqetësime, ai dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i ngrisë edhe në nivele tjera. /2L ONLINE/