Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi është akuzuar për rrahjen dhe torturimin e dy vajzave në vitin 1998 në Likoc të Skenderajt, e jo për përdhunimin seksual të tyre si krim lufte.
Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi tha për Indeksonline se aktakuzen e Selimit e ka marrë sot dhe ka konfirmuar që aktakuza ka të bëjë me dhunë fizike.
“Edhe këto akuza për kinse rrahjen e tyre para 14 vjetëve janë të pabazuara dhe pa asnjë argument dhe këto akuza fare lehtë do të mund ti hudhim sit ë pabazuara në një gjykim të ardhshëm I cili shpresojmë të jetë I ligjshëm dhe I drejtë”, ka thënë Gashi.
Ai ka shprehur besimin se gabimi ka qenë i paqëllimshëm, dhe ka ardhë si rezultat i përkthimit joadekuat të komunikatës së lëshuar nga EULEX.