DYLON

Surroi: Një herë i djegin librat, pastaj veshin këmishat e zeza

Avatar photo Redaksia

​Publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj djegies së librit të tij “në mënyrë simbolike” nga ana e organizata OVL e UÇK-së së Ferizajt. Në një postim në Facebook, Surroi, duke aluduar në djegien e librit të tij ka shkruar se “një herë i djegin librat, pastaj veshin këmishat e zeza”.

Kjo djegie simbolike e këtij libri ishte bërë me pretekstin se autori i këtij libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

EkoHigjiena

Me këmishët e zeza identifikoheshin grupet paramilitare fashiste, por edhe naziste. Nën regjimin fashist të Italisë së Benito Mussolinit, këmishëzinjtë ushtronin dhunë ndaj të gjithë kundërshtarëve të Mussolinit. /RTK/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.