DYLON

Surdulli uron fillimin e vitit shkollor

Avatar photo Redaksia

Kamenicë – (2LONLINE) – “Të gjithë nxënësve, arsimtareve, profesorëve, drejtoreve te shkollave, prindërve të nxënësve nga komuna e Kamenicës dhe me gjerë iu uroj fillimin e vitit te ri shkollor 2013/2014, duke u dëshiruar shëndet dhe suksese në mësime” ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.
Drejtoria e Arsimit dhe përfaqësues të kësaj drejtorie sot, tërë ditën ishin në terren për ta verifikuar nga afër fillimin e këtij viti shkollor.

Përgjegjësi për administratë dhe personel Xhevat Ramadani, deklaroi se vitin e ri shkollor 2013/2014 ka filluar me kohë edhe në të gjitha shkollat e komunës

EkoHigjiena

Ai tha se përgatitjet për këtë vit shkollor kanë filluar ende pa u përmbyll procesi mësimor i vitit shkollor paraprak..me kohë është bërë përzgjedhja e drejtorive në disa shkolla SHFMU,si Hodonoc, Rogaçicë, Hogosht etj, është bërë përgatitja teknike e objekteve shkollore,( pastrimi dhe gëlqerosja) .

Ndërsa është bërë furnizimi me inventarë i SHFMU ”Abdullah Krashnica- Presheva” në Koretin ,ku edhe është duke u bërë riparimi i jashtëm i objektit të kësaj shkolle dhe asaj në Hogosht ka thënë Ramadani. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.