Surdulli: Për shkak të papërgjegjshmërisë së Komunës, lagjja “Arbëria”, pa ujë të pijes

Surdulli: Për shkak të papërgjegjshmërisë së Komunës, lagjja “Arbëria”, pa ujë të pijes

“Se pushtetit aktual në Gjilan, kompanitë publike i sheh vetëm për interesa të pushtetarëve: për të punësuar njerëz të tyre partiak e familjar, kjo po shihet përditë dhe është bërë standard i qeverisë komunale, të drejtuar nga LDK dhe z.Lutfi Haziri në krye të saj”.

Kështu shprehet Shefik Surdulli, anëtar I kuvendit komunal nga radhët e PDK-së së Gjilanit, sipas të cilit, prej dje në mëngjes, banorët e lagjes më të madhe në qytet “Arbëria”, janë pa ujë të pijës dhe askush nga autoritetet përgjegjëse të komunës në Gjilan, nuk ndërmerr asgjë.

“Shqetësimin më të madh, këta banorë fatkeq, tani e kanë pas njoftimit të kompanisë “Hidromorava”, e cila ka njoftuar se në vendin ku është dëmtuar gypi I ujësjellësit, qëndron një vinç ndërtimi, I një kompanie private, me të cilin “Hidromorava” qenka në negociata për ta larguar vinçin për tu bërë I mundur pastaj intervenimi për evitimin e këtij defekti”, thotë Surdulli.

Pra,siç thotë ai, banorët nuk e dinë edhe sa kohë do të mbeten pa ujë, meqë, sipas njoftimit të “Hidromoravës”, mbetet në vullnetin e pronarit të vinçit se kur ai do ta lirojë hapësirën, ku është dëmtuar gypi I ujësjellësit

“Po Komuna ku është, në këtë rast?! Ku është drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike dhe drejtoria e Inspekcionit, të cilët janë kompetent për ta larguar atë vinç ndërtues, nga prona publike, I cili është i vendosur mu aty ku edhe është dëmtuar gypi I ujësjellësit”, shprehet tutje Surdulli.

Sipas tij, komuna duhet të reagojë sa më pare, bashkë me kompaninë “Hidromorava”, për të mos i lënë akoma pa ujë banorët e lagjes “Arbëria”. Fundja, për këtë punë është komuna, për t’i shërbyer qytetarëve të saj edhe kur ata janë në hallë, e jo vetëm për t’ia vjelë taksën e për të manipuluar me të.

Shefik Surdulli

KOMENTE