DYLON

Surdulli (PDK): “Lloçi”, “vadat” dhe rrugët e nxira të Lutfi Hazirit

Surdulli (PDK): “Lloçi”, “vadat” dhe rrugët e nxira të Lutfi Hazirit
Avatar photo Redaksia

Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka thënë se është mandati i dytë i qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me Lutfi Hazirin në krye të Gjilanit, me retorikë të njëjtë, me fjalë e kopalla të mëdha, e me punët viran.

Sipas tij , edhe ato pak projekte që po realizohen, shumica syresh të qeverisjes së kaluar të PDK-së, të pakta janë nga to, për të mos thënë asnjë, që mund të marrin notë kaluese edhe për nga cilësia. Në të gjitha segmentet e qeverisjes pothuajse është e njëjta stërkeqje.

“Slogani “Punët e hairit”, që tashmë është shndërruar edhe në batutë nga gjilanasit, në asnjë mënyre nuk përkon me realitetin e krijuar tash e pesë vite nga pushteti i Lutfi Hazirit. Marifetin e këtij slogani, qytetari i Gjilanit, pa hyrë më thellë në shërbimet e administratës komunale, e sheh kudo kah shkelë këmba e tij e kah i sheh syri: nëpër rrugët e asfaltuara; në shkolla; sokaqeve e rrugicave të lagjeve periferike, po edhe në qytet, e kah jo”, ka thënë Surrdulli.

EkoHigjiena

Ai tha se nuk ka rrugë të asfaltuar që e ka zënë mot-moti pa u plasaritur, madje shumë syresh s’e kanë pritur as muajin.

“Para tri ditësh kalova nëpër rrugën e asfaltuar të Kosaqës, të cilën para dy muajsh pushteti e promovoi me pompozitet, e që përgjatë një pjesë të madhe të saj, ishte plasaritur dhe shkapërderdhur”, thotë Surdulli.

Po ashtu vitin e kaluar, thotë ai, ashtu siç e kishte paraqitur edhe më parë, asfaltimin e rrugicave të fshatit Verbicë, nuk e kishte zënë as muaji pa të qara ku edhe dora mund të hynte sh’lirë, pothuajse në 50% të trupit të saj, të cilën pastaj përgjegjësit janë munduar ta maskojnë me katran.

“Ditë më parë, një qytetar i lagjës “Porodin” në afërsi të lagjes “Dheu i Bardhë “, lagje kjo me mungesë të tërë infrastrukturës së nevojshme për jetë normale, publikoi në rrjetet sociale rrugën e degraduar nga punimet e kryera të ujësjellësit, që qytetarët pastaj janë detyruar të kalojnë nëpër livadhe, si rrugë alternative”, thotë tutje Surdulli.

Ndërkaq, për tu tmerruar edhe më tepër për nivelin e lartë të papërgjegjësisë së qeverisjes komunale, Surdulli thotë se është rasti i djeshëm i publikimit në media i rënies së plafonit në shkollën fillore të fshatit Uglarë, pak ditë pas përfundimit të punimeve, që fatmirësisht nxënësit kanë shpëtuar pa lëndime fizike, ndërsa jo pa trauma” .

“ “Lloçin” e “vadat”, Lutfi Haziri nuk po i heq por vetëm po i maskon ato. Rrugët veç po i nxinë me asfalt, sa për t’marrë duartrokitje e lavde deri n’qiell, nga nevojlitë e shkretë, me taksën e të cilëve kryetari Haziri po abuzon. Çfarë të themi tjetër, veçse qysh pe shihni edhe vet”, ka thënë Shefik Surdulli i PDK-së, për të dërguar në adresën tonë edhe disa foto që ndërlidhen me deklaratën e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.