/2L ONLINE/ – Misioni i kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, prej se e ka marrë pushtetin në Gjilan, është që të shkatërrojë çdo gjë që është ngritur në kohën e qeverisje së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo po bëhet tani edhe me rastin e kompanisë “EcoHigjiena”.
Kështu është shprehur Shefik Surdulli, përgjegjës i Zyrës për Informim i Degës së PDK-së në Gjilan, sipas të cilit bojkoti që sa ditë i punëtorëve atje eshët tregues se atje kemi një situatë brengosëse dhe PDK është e shqetësuar.
Por, siç thotë Surdulli, asnjë zhvillim negativ në komunë prej ardhjes së Lutfi Hazirit në pushtet, nuk i befason sepse ai është refleksion i stërkeqjes, bërë nga qeverisja e tanishme në krye me Hazirin.
Surudlli ka rikujtuar majin e vitit 2012 kur PDK, sa ishte në pushtet, kishte nis ky partnerit publiko privat me Kompaninë Higjiena, një marrëveshje mes komunës dhe partnerit privat nga Austria, një nismë që i hapi rrugë investimeve nga jashtë dhe pati nismë të mbarë por me ardhje ne qeverisjes Haziri në pushtet, gjërat marrin teposhtëzën
Ai tha se punëtorët tani janë të frikësuar sikur që kanë edhe më parë sepse pikërisht Haziri gjatë fushatës i kishte friksuar që nëse fiton PDK, ata mund ti humbin vendet e punës. Po ashtu ai ka rikujtuar edhe lojën me ndjenja të qytetarëve/afaristëve nga ana e Hazirit, lidhur me çështje e Tregut, ku thuhej se PDK do ta shiste, por ja tani kemi tregun akoma, por i cili vazhdon të jetë në gjendje të keqe.
Përndryshe, kur jemi te çështja e Ecohigjienës, Surdulli ka rikujtuar edhe dorëheqjen e ish kryeshefit ekzekutiv të EcoHigienës, Bajram Isufit (kuadër i PDK), për të cilin ai tha se ishte i imponuar pikërisht nga veprimet e Hazirit, sikurse që edhe tani ai ka gisht dhe do që në këtë ndërmarrje të ofrojë njerëz të tij të besueshëm.
Por, Surdulli ka kërkuar nga punëtorët, që sipas tij me të drejt mund të jenë të shqetësuar, t’i kthehen punës sepse ata i mbron ligji i punës, i mbron marrëveshja e partneritetit publiko privat, i miratuar edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, por po ashtu ka kërkuar nga ta që të mos lejojnë të manipulohen nga individë të caktuar, për interesat të dikujt, se atyre nuk u intereson punëtori, nuk duan perspektivë as të kësaj Kompanie as të komunës, por thjesht përfitime të tyre.
Edhe Riad Rashiti, këshilltar komunal i PDK-së, tha se çështjen e problemeve rreth Ecohigjienës, PDK e ka ngritur shumë herë në Kuvend, por sipas tij, kjo qeverisje me Hazirin në krye prej se mori pushtetin në Gjilan nuk ishte e interesuar të vazhdojë implementimin, përmbushjen e marrëveshjes në fjalë, dhe asnjëherë nuk është treguar bashkëpunuese konstruktive, por ka për qëllim interesa tjera. /2L ONLINE/