/2L ONLINE/ – Shaip Surdulli, ka fituar që në raundin e parë të votimeve për kryetar të degës së LDK-së në Kamenicë. Ai ka marrë 64 vota, duke i mundësuar ta rimarrë timonin e LDK-së, pa pasur nevojë të shkojë në raundin e dytë.
Xhevat Ramadani mori 23 vota, ndërsa Mustafë Rrudhani vetëm 13. Delegatët e Kuvendit të LDK-së, habitën analistët, të cilët parashikuan se gara do të jetë e ngushtë, transmeton Kamenicapress (Fb).
Sapo u rikonfirmuar kreytar i LDK-së, Shaip Surdulli mohoi të ketë ambicie për kryetar të ri të Kamenicës. “Qëllimi im ishte ta fitojë garën për kryetar partie dhe ta bëjmë subjekin më të fortë. Ka pasur lloj lloj propagandash si dhe ka qenë interes i PDK-së, që unë të mos jem më në krye të LDK-së. Dhe nuk besoj se do të jem më kandidat për kryetar komune”, u shpreh ai.
Xhevat Ramdani dhe Mustafë Rrudhani e kanë uruar Surdullin, por në ditët e ardhshme mbetet të shihet, nëse LDK-ja do të arrijë ta ruaj unitetin. Kuvendi po voton këto momente, për organet e tjera të partisë. /2;L ONLINE/