DYLON

Surdulli: Emërtimi i një rruge të qytetit me emrin e Reshat Sadikut na bënë nderë të gjithëve

Surdulli: Emërtimi i një rruge të qytetit me emrin e Reshat Sadikut na bënë nderë të gjithëve
Avatar photo Redaksia

Në seancën e sotme të Kuvnedit Komunal të Gjilanit, njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe ajo që kishte të bënte me raportin e Komisionit komunal për ankesa në emërtimin e rrugëve.

Në këtë, pikë njëri nga ata që dha kontributin e tij me diskutim, por edhe me propozime konkrete ishte Shefik Surdulli, anëtar i kuvendit nga radhët e  Partisë dDemokratike të Kosovës (PDK), i cili ka kërkuar emërtimin e një rruge në qytet me emrin Reshat Sadiku, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai tha se e ka shfletuar shfletuar me kujdes raportin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave të emërtimit të rrugëve…, me këtë rast i ka përgëzuar dhe falënderuar anëtarët e Komisionit për punën e tyre në një material voluminoz, që e kanë bërë me përkushtim profesional, pavarësisht lëshimeve që do të ndodhnin secilit prej nesh, kur kemi parasysh kompleksivitetin e çështjes së shqyrtuar.

EkoHigjiena

Ai tha se i ka veçuar dy a tri raste. Nga ana procedurale, Surdulli tha se mund ta kuptoj Komisionin për Ankesa që për shkak të, siç përshkruhet në arsyetim “dokumentacion i pakompletuar”, por megjithatë, emri i veprimtarit Reshat Sadiku (i ndjerë), është i njohur për qytetarët e Gjilanit me rrethinë, e me gjerë.

“Këtu fjala është për një veprimtar të shquar për atdhedashuri, për luftën e tij për liri dhe ideal kombëtar; për një revolucionar me fillesa që nga mosha e re djaloshare; për një të brumosur me idetë patriotike të rilindasëve tanë deri në të fundit përpjekje të luftëtarëve vullnetar në mbrojtje të kufirit kombëtar, të cilën luftë e bëri edhe i ati i tij, Xhemaili, krah për krah me Mulla Idriz Gjilanit. Do të thotë, shëmbëlltyra e Reshat Sadikut ishte vijimësi e brezave të lindur e të rritur nëpër luftërat shekullore për liri dhe çlirim kombëtar”, theksoi Surdulli, transmeton 2LONLINE.

Ai ka shtuar se veprimtaria patriotike atdhetare, humanitare, e Reshat Sadikut, nuk është e panjohur për qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë, aq sa t’i rrudhim supet sikur nuk kemi dëgjuar për të bëmat e tij.

“Përjetësimi i emrit të Reshat Sadikut në një rrugë të qytetit, mbase është më e pakta që ne sot mund të bëjmë për te, si për një të përndjekur të ilegales, të burgosur politik; një luftëtar i lirisë i rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe në ndihmesë të luftës së Kosovës Lindore; një veteran luftëtar, i cili edhe në paqen e pas luftës në Kosovë, nuk u ndal së vepruari për Gjilanin tonë, për vendin e tij, asnjëherë, deri në frymën e fundit, më 2 dhjetor 2012, kur edhe pushoi se rrahuri zemra e një patrioti tonë të dashur”, tha tutje Surdulli.

Ai shtoi se emërtimi i një rruge të qytetit me emrin e Reshatit, i bënë nderë të gjithëve, pa dallim, i bënë nder komunës së Gjilanit.

Surdulli ka kërkuar miratimin e Kuvendit që, me plotësimin e dokumentacionit, t’i rekomandojë Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit që të identifikojë një zonë të qarkullimit publik në qytet, për emërtimin e një rruge më emrin, Reshat Sadiku, transmeton 2LONLINE.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.