DYLON

Surdulli: Diskrepancë të lartë në mes të planifikimit dhe realizimit– çka është një dështim

Surdulli: Diskrepancë të lartë në mes të planifikimit dhe realizimit– çka është një dështim
Avatar photo Redaksia

Duke folur në seancë ne sotme për raportin financiar për periudhën Janar- Shtator 2018, Shefik Surdulli, anëtar i Kuvnedit nga radhët e PDK-së, ka thënë se edhe nga ky raport financiar, shihet se Komuna në disa prej drejtorive, çalon në realizimin e të hyrave financiare, sipas planifikimit.

Në tri kategori të të hyrave, është shënuar realizim nën vlerën 50% nga planifikimi, madje larg nën këtë vlerë. Përkundër vlerës së njohur të realizimit për periudhën e njëjtë të vitit paraprak, drejtoritë planifikojnë të hyra një herë me tepër e deri në 5 herë, ndërsa kanë realizuar po aq më pak.

“Ta zëmë, te zhvillimi ekonomik: përkundër realizimit të të hyrave në periudhën janar – shtator 2017, prej 48,778.87 €, planifikimi për 2018, është bërë 100,000.00€, dtth më tepër së dy fish, a në anën tjetër realizimin për të njejtën periudhë janar – shtator 2018 të cilën sot po e shqyrtojmë, realizimi është 52,626.00€, dtth gati 2 herë më pak, ose 52.63%,”, thotë Surdulli.

EkoHigjiena

Po ashtu, sipas tij, te të hyrat nga lejet e ndërtimit: realizimi nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, janë shënuar të hyra 716,800.30€, për të njëjtën periudhë të vitit pasuses, janë planifikuar të hyra ngsa lejet e ndërtimit 1,160,000.00€, ndërkaq është realizuar 398,440.00€, gati dy fish më pak ose, 34.35% se realizimi I vitit të kaluar, përkundër që ktë viti kemi themelimin e drejtorisë së inspekcionit, që do të duhej të ndodhë e kundërta, të kemi më shumë realizim.

E njëjta gjë ka ndodhë edhe te kategoria e të hyrave – gjobat e gjykatave: 31.26% nga planifikimi. Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, vetëm 440.00 € ose 8.80€ janë realizuar nga 5,000.00€ të planifikuara. Ndërkaq te të hyrat e planifikuara në QPS, nga 6,000.00€, janë realizuar vetëm 95.50€, ose 1.59%….

“Kemi një diskrepancë të lartë në mes të planifikimit dhe realizimit – çka është një dështim”, thotë Surdulli i PDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.