DYLON

Surdulli: Dega e PDK-së në Gjilan, është në udhëkryq! (e plotësuar)

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) –  (e plotësuar) – Dega e PDK-së në Gjilan, është në udhëkryq. Kështu mendon Shefik Surdulli, sekretar administrativ i PDK-së së Gjilanit. Surdulli, i cili sa ishte PDK-ja në pushtet ishte edhe zëdhënësi komunës, ka thënë se është momenti i fundit që kryesia e kësaj partie, në krye me kryetari ne saj Hashim Thaçi, pa humbur kohë, duhet të zbres në Gjilan, të diskutojë bashkë me strukturat e këtij subjekti në Gjilan lidhur me përfaqësimin e Gjilanit (PDK-së), në Qeverinë e re të koalicionit dhe çështje tjera po ashtu të rëndësishme.

“Përndryshe, pakënaqësitë e strukturave të Degës, në këtë relacion, janë të mëdha. Madje, mu për këtë, kanë filluar edhe dorëheqjet në kryesine e degës. Shpresojmë në ndërmarrjen e hapave konkret, të Qendrës, në këtë drejtim, për tejkalimin e situatës së krijuar në degë”, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, Shefik Surdulli, sekretar administrativ i PDK së në Gjilan.

EkoHigjiena

Përndryshe, ajo çfarë e dallon Surdullin nga të tjerët ka qenë edhe akti i tij i tërheqjes  nga pozicioni i shefit të Zyrës për informim  dhe të qenit më tutje zyrtar i komunës,  për shkak të krijimit të rrethanave të reja politike, pasi partia e tij që qeveriste me Gjilanit i kishte humbur zgjedhjet.  Ai këtë veprim e kishte marr pasi vlerësonte se si sekretar i partisë (PDK) që i kishte humbur zgjedhjet, nuk e kishte vendin aty dhe kishte hequr dorë nga vendi i punës  për shkak të identiteti partiak  dhe si aspekt moral  sepse ka pas kontratë pune të karrierës. Prandaj edhe deklarimi i sotshëm nga Surdulli, vije si brengë e tij  për gjendjen aktuale në PDK-në e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.