Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli e ka vlerësuar të dobët, të paaftë dhe të papërgjegjshme qeverisjen e udhëhequr nga Begzad Sinani. Në një intervistë për KamenicaPress, kreu i LDK’së në Kamenicë ka vlerësuar se këto dy vjet e gjysmë janë vite të kthimit prapa për Kamenicën.
“Për shkak të veprimeve dhe sjelljeve të tij, Begzad Sinanit ia kanë mbyllur dyert institucionet qendrore dhe donatorët”. Shaip Surdulli i ka vlerësuar si të papërgatitur dhe tejet të paaftë shumicën e drejtorëve komunalë.
“Kur njeriu i parë i Komunës është i papërgatitur, edhe bashkëpunëtorët nuk mund t’i ketë më të mirë”, është shprehur Surdulli.
Ai e ka vlerësuar si punë të mirë mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe rrugës kryesore në qytet, për të cilën tha se meritat i takojnë Kompanisë së kontraktuar, ndersa shfaqi bindjen se do të rikthehet në krye të Komunës për t’i vazhduar projektet dhe punët e mira për Kamenicën.