DYLON

Superliga, xhiroja e katërt: Drita mysafire e Prishtinës, Gjilani mirëpret Malishevën

Superliga, xhiroja e katërt: Drita mysafire e Prishtinës, Gjilani mirëpret Malishevën
Avatar photo Redaksia

Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt në Albi Mall Superligë. Në fokusin tonë janë ballafaqimet e skuadrave gjilanase, FC Drita e SC Gjilani që do të ballafaqohen me kundërshtarët e tyre, Prishtinën përkatësisht Malishevën.

Kampioni i Kosovës FC Drita, do të jetë skuadër udhëtuese ku do të ballafaqohet me Prishtinën. Për shkak të angazhimeve në garat evropiane, kjo është ndeshja e tretë e skuadrës bardh e kaltër nga Gjilani dhe një mundësi e mirë për të ardhur deri te fitorja e parë. Drita aktualisht ka një barazim me Llapin dhe një humbje nga Ferizaj, derisa ndeshja me Drenicën do të zhvillohet më vonë, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Ndeshja Prishtina – Drita zhvillohet nga ora 20 e 15.

Skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, mirëpret Malishevën për të kërkuar fitoren e radhës, pas asaj të xhiros së kaluar kur mundi ekipin e Prishtinës, por përveç fitores gjeti edhe një lojë të mirë, që mëton ta përsërisë, e pse jo edhe ta avancojë e përsos.

Gjilani nga këto tri xhiro ka barazuar me Ballkanin, ka humbur nga Dukagjini dhe ka fituar ndaj Prishtinës.

Ndeshja Gjilani – Malisheva zhvillohet nga ora 15:00.

Përndryshe në ballafaqimet tjera të kësaj jave takohen:
Ballkani – Drenica
Dukagjini – Ferizaj
Prishtina e Re – Llapi

Këto ndeshja fillojnë në ora 15:00: /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.