DYLON

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, tri të tjerat luhen nesër

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, tri të tjerat luhen nesër
Avatar photo Redaksia

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet  sot me dy ballafaqimet e javës së 14-të, derisa tri ndeshjet e tjera të kësaj jave, zhvillohen të dielën.

Sot zhvillohen ndeshjet: Prishtina e Re – Drita (13:00) dhe Prishtina – Malisheva (18:00).

EkoHigjiena

Kur, jemi te ndeshja që e luan Drita, kryetrajneri i kësaj skuadre, Zekirija Ramadani ka thënë se janë të përgatitur dhe kanë për qëllim si gjithnjë fitoren dhe trepikëshin, përndryshe cdo rezultat tjetre do të ishte negative për skuadrën bardh e kaltër.

Ai bëri me dije se për këtë ndeshje do të mungojë Manaj, por edhe Faton Maloku, por është mirë se janë kthyer Tusha, Balaj dhe Blerim Krasniqi.

Përndryshe, kur jemi te java e 14-të, kujtojmë se përveq dy ndeshjeve të ditës së sotme, të dielën zhvillohen ehde ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, ku takohen: Gjilani – Ferizaj, Dukagjini – Drenica dhe Ballkani-Llapi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.