DYLON

Superliga: Sot zhvillohen tri ndeshjet tjera të xhiros së 12-të, në fokus ndeshja Drita – Llapi

Superliga: Sot zhvillohen tri ndeshjet tjera të xhiros së 12-të, në fokus ndeshja Drita – Llapi
Avatar photo Redaksia

Albi Mall Superliga e Kosovës në Futboll, vazhdon sot me tri ndeshjet tjera të xhiros së 12-të dhe për adhuruesit gjilanas padyshim që fokusi është te ndeshja Drita – Llapi.

Ditë më parë, kryetrajneri  i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se nga futbollistët ka kërkuar të japin maksimumin dhe se në ndeshjen ndaj Llapit pret të arrihet objektivi i vetëm që kanë në çdo lojë në kampionat, e që është fitorja dhe arkëtim i pikëve të plota.

EkoHigjiena

Edhe futbollisti i Dritës, Ilir Mustafa ka thënë se janë të përgatitur maksimalisht dhe të fokusuar qind për qind, për 90-të minuta lojë që do të sjellin fitore për skuadrën e tij “bardh e kaltër”.

Përndryshe, sot na presin këto duele: Drita – Llapi, Dukagjini – Malisheva dhe Prishtina e Re – Drenica.

Të gjitha ndeshjet e sotme fillojnë në ora 13:00.

Kujtojmë se dje janë zhvilluar dy ndeshje tjera të kësaj jave: Prishtina – Gjilani 0:0 dhe Ballkani – Ferizaj 1:1.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.