Për shkak të vonesave të fillimit të kampionatit të Superligës së Kosovës në futboll, skuadrave iu desh të zhvillonin ndeshje të shpeshta për katër javët e para.
Por, ata do të pushojnë paksa pas orarit të ngjeshur, kjo përshkak i ndeshjeve të kombëtareve.
Kjo pauzë do të vazhdojë deri më 16 tetor. Por, jo të gjithë do të pushojnë. Kjo pasi, kampioni në fuqi Drita do të zhvillojë dy ndeshjet e mbetura për shkak të garave evropiane, shkruan 2LONLINE.com.
Përballja ndaj Llapit pritet të zhvillohet më 10 dhjetor dhe ndaj Trepçës ’89 me 14 dhjetor.
Superliga e Kosovës pritet të rikthehet në vikendin e parë pas pushimit të kombëtareve, pra me datën 17 Tetor 2020.