DYLON

Superliga rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të

Superliga rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të
Avatar photo Redaksia

Superliga e Kosovës në Futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të, ku të shtunën janë paraparë dy duele, dy të tjera të dielën, derisa ndeshja Drita- Prishtina është shtyrë në afat të pacaktuar, për shkak se dy futbollistët e Dritës janë ftuar në përfaqësueset e tyre kombëtare për ndeshjet e nëntorit.

Faton Maloku është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa Ibrahim Salifu është ftuar nga Kombëtarja e Beninit.

EkoHigjiena

Përndryshe, sot zhvillohen dy ndeshje: Drenica – Ballkani dhe Llapi – Prishtina e Re, derisa të dielën kemi ballafaqimet: Malisheva –  Gjilani dhe Ferizaj  – Dukagjini.

Ballafaqimet nisin nga ora 13:00. 

Kur jemi te skuadrat gjilanase, kujtojmë se  Drita është e treta në tabelë me 20 pikë dhe Gjilani në pozitën e nëntë me 12 pikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.