Kuvendi i Punës i FFK-së mori vendim që nga stinori 2020/2021, Superliga të ketë vetëm 10 skuadra. Një gjë e tillë erdhi për të rritur konkurrencën dhe cilësinë mes skuadrave garuese.
Delegatët e kuvendit, 54 që ishin të pranishëm nga 48 të mundshëm, e votuan njëzëri këtë propozim.
Nga sistemi aktual, dy skuadra do të eliminohen për t’iu përshtatur sistemit të ri nga vjeshta e vitit 2020.
“Të gjitha regjionet dhe të gjitha klubet kanë pranuar që të bëhet Superliga me 10 ekipe”, ka deklaruar për mediat pas Kuvendit, Agim Ademi.
Në Kuvendin e rregullt të punës u raportua edhe për buxhetin.
Buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka arritur vlerë mbi 11 milionë euro dhe gati 88.86 për qind e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sposnorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive.