DYLON

Superkupa mbarëkombëtare zhvillohet në Drenas, Feronikeli pret Kosova Zurich

Superkupa mbarëkombëtare zhvillohet në Drenas, Feronikeli pret Kosova Zurich
Avatar photo Elife Sherifi

Feronikeli dhe Kosova Zurich do të luajnë nesër (e shtunë) mes vete në kuadër të Superkupës mbarëkombëtare.

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Unionin e klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, do të mbahet finalja e Superkupës mbarëkombëtare.

Ndeshja për Superkupë zhvillohet ndërmjet ekipit të futbollit FC Feronikeli nga Drenasi dhe FC Kosova Zurich nga Zvicra.

EkoHigjiena

Feronikeli është fitues i Kupës së Kosovë për vitin 2019, ndërsa FC Kosova Zurich është fitues si Kupës së Diasporës për vitin 2019.

Kështu, këto dy skuadra do të ballafaqohet në Superfinale, e kjo ndeshje do të zhvillohet më 16 nëntor (e shtunë) në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke filluar nga ora 13:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.