DYLON

Superkupa e Kosovës, FC Drita – FC Prishtina do të zhvillohet në Antalia

Superkupa e Kosovës, FC Drita – FC Prishtina do të zhvillohet në Antalia
Avatar photo Redaksia

Superkupa e Kosovës zhvillohet më 25 janar në Antalia

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë ne dije se ndeshja e Superkupës së Kosovës do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30, sipas orës lokale të Turqisë (12:30 sipas kohës në Kosovë).

EkoHigjiena

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia, ku do të përballen FC Drita, si kampione e Kosovës dhe FC Prishtina, si fituesja e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25.

“Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion”, thuhet në njoftimin e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.