Skuadra gjilanase FC Drita është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll pasi mposhti në ballafaqim, skuadrën e Prishtinës, me rezultat 2 me 1.
Drita – Prishtina 2:1 (0:1)
Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë
Shikues: 10.000
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimi e Besfort Kasumi.
Shënues: Gërbeshi(64 p) dhe Haxhimusa (82) për Dritën e Makenda (34) për Prishtinën.
K.V: Lamçaj, Krasniqi
Drita: Bakaj, Limani, Gërbeshi, Leci, Livoreka, Krasniqi (A. Krasniqi), B. Shabani, Lamçja(E.Mustafa), Xh. Shabani, Neziraj e Haxhimusa.
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Haliti, Arago, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Makenda, Hoxha, Jasharovski (Boshnjaku)e Khalid.
Ndeshja e Supërkupës së Kosovës Drita-Prishtina u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Futbollistët e kampionit të Kosovës Drita dhe fituesit e Kupës së Kosovës, futbollistët e Prishtinës, matën forcat e tyre në fushën e blertë nga ku dolën bardh e kaltërtit gjilanas, triumfues.
Në pjesën e parë, ishin prishtinasit ata që në minutën e 34-të, shënuan përmes Makenda-s, rezultat ky me të cilin ekipet shkuan në pushim
Në pjesën e dytë, Drita këndellet dhe shënon dy herë, për fitoren e saj. Në minutën e 64-të, Fidan Gërbeshi barazoi rezultatin në 1:1, edhe atë nga penalltia.
Në minutën e 82-të, skuadra gjilanase shënoi edhe njëherë përmes Betim Haxhimusës për rezultatin 2:1, rezultat përmbyllës i këtij takimi.