DYLON

Sundimi i ligjit sipas PDK-së

Avatar photo Redaksia

Nëse Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja, trumbeton se në Kosovë është duke sunduar ligji, kjo si njëra ndër parakushtet që Kosovës t’i heqet regjimi i vizave, si shteti i vetëm në regjion shtetasit e së cilës nuk mund të lëvizin lirisht jashtë kufinjëve të saj, atëherë duhet t’u themi se në këtë nuk beson askush në Kosovë e aq më pak shtetet mike që e përcjellin zbatimin e ligjit, thuhet në një reagim të Lidhjes Demokratike e Dardanisë – Zyra për informim
Rasti i së premtës së shkuar ( 27 shtator 2013 ), kur policia e Kosovës e stacionit të Kaçanikut, zbaton urdhërin kundërligjor të kryetarit në ikje të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, duke dërguar mbi 10 policë në çerdhen “Agimi”, për ta larguar me forcë, nga zyra e saj drejtoreshën legjitime të këtij Institucioni parashkollor, znj. Elife Murseli, dhe për ta dërguar me duar lidhur në stacionin policor. Na ka kujtuar kjo ndodhi kohën e regjimit okupues kur po kjo drejtoreshë ishte larguar në këtë mënyrë nga forcat policore.

Drejtoresha Murseli, nga ky post ishte larguar nga ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku, në fund të vitit 2008, por Gjykata Supreme kishte vendosur kthimin e saj në vendin e punës në qershor të vitit 2013, por prap pas vetëm disa muajsh të kaluara në vendin e saj të punës, tashmë pasardhësi i Zharkut, Besim Ilazi, e kishte vazhduar “lojën e vjetër”.

EkoHigjiena

Arsyeja e vetme e largimit të znj. Murseli nga vendi i punës është fakti se ajo është kryetare e degës së LDD-së në Kaçanik dhe asambleiste në Kuvendin Komunal.

Për këtë veprime që ndodhin në shtetin ku “sundon ligji”, janë njoftuar edhe shefi i zyres së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, si dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, z. Hajredin Kuçi.

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Zyra për informim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.