DYLON

Suma: Mos e themeloni Gjykatën Speciale

Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Rufki Suma, i cili mban postin e kryetarit të Hanit të Elezit, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale është e turpshme dhe fyese për Kosovën dhe UÇK-në.

“Krejt bota e di kush ka bërë krime. Publikisht dihet se krime ka bërë Serbia, e jo UÇK-ja. Sikur të kishte bërë krime Kosova, apo shqiptarët, atëherë shtrohet pyetja pse intervenoi NATO-ja?. Atëherë edhe NATO-ja paska bërë krime që ka intervenuar kundër Serbisë”, ka thënë Rufki Suma në një intervistë për “Epokën e re”.

EkoHigjiena

Sipas tij, themelimi i kësaj gjykate po bëhet me vetëdije të politikanëve që janë në kryet të shtetit.

Ai mendon se Kuvendi i Kosovës ka fuqi për ta refuzuar themelimin e Gjykatës Speciale. “Institucionet e Kosovës nuk duhet ta themelojnë këtë gjykatë. Me Gjykatën Speciale fyhet lufta e

UÇK-së, e me fyerjen e kësaj lufte fyhet i gjithë populli i Kosovës”, ka thënë Suma .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.