DYLON

Sulmuesit të Selës i gjenden “patikat” me gjak

Sulmuesit të Selës i gjenden “patikat” me gjak
Avatar photo Redaksia

Policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar të dyshuarin kryesor për dhunën ndaj Zijadin Selës. Bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babain e tij. Siç mësohet në shtëpinë e tij janë gjetur edhe atletet me gjakë që dyshohet se ka qenë ne Kuvend dhe ka goditur Selën.

Ministria e Brendshme ka njoftuar sot në mëngjes se ka arrestuar të dyshuarin Kire Gjorgjievski i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Zijadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski i përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.

Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur akoma rrobat me gjak nga nata e dhunshme e 27 prillit, këpucët po ashtu akoma me njolla gjaku të asaj mbrëmje, gjithashtu dhe 3 celularë ku shpresohet në to të gjenden biseda të mundshme telefonike. Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale. Babë e bir po mbahen aktualisht në stacion policorë për procedim të mëtejmë.

EkoHigjiena

BURIMI: TetovaSot

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.