DYLON

Sulmuesi shkodran është shprehur i lumtur me mirëpritjen që ka gjetur te “kuqebardhët”

Sulmuesi shkodran është shprehur i lumtur me mirëpritjen që ka gjetur te “kuqebardhët”
Avatar photo Redaksia

Sulmuesi anësor nga Shkodra, Mehdi Çoba, i cili ditë më parë u prezantua si futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit, ka thënë se ndihet i lumtur me mirëpritjen që ka gjetur te kjo skuadër dhe ka premtuar që do të jep maksimumin për objektivat e klubit.

“Jam pritur jashtëzakonisht mirë. Këtë gjë e kam pritur, pasi që jam interesuar dhe e kam ditur se në cilin klub po vij. Mezi po pres që të nis punën me ekipin”, ka thënë Çoba.

EkoHigjiena

Ai premtoi se do ta jep maksimumin, do ta ndiej fanellën me zemër dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur për t’i arritur bashkë, objektivat e klubit.

Kujtojmë se Çoba është përforcimi i katërt në këtë afat kalimtar që ka bërë SC Gjilani, pas Besart Krivanjevës, Mevlan Adilit dhe Lorik Boshnjakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.